LAJMI I FUNDIT:

Hiqni njollat nga tapeti me këtë produkt shtëpiak

Hiqni njollat nga tapeti me këtë produkt shtëpiak

Uthulla e bardhë është produkt i gjithanshëm që është përdorur po ashtu edhe si pastrues natyral, nga gëlqereja kokëfortë deri te myku i bezdisshëm.

Nëse keni disa njolla të shëmtuara në qilim, me siguri keni kërkuar mënyrat më të mira për t’i hequr ato.

Ka qindra produkte në treg që janë krijuar posaçërisht për heqjen njollave ​​të qilimave, por këto produkte të specializuara mund të jenë të shtrenjta.


Në vend të këtyre produkteve, ia vlen të provoni uthullën pasi është produkt efikas për heqjen e njollave të tapetit.

Avantazhi më i madh i uthullës së bardhë është lehtësisht i disponueshëm kudo, është i lirë dhe gjendet në shumicën e dyqaneve.

Është gjithashtu një acid, i cili e ndihmon atë të neutralizojë aroma të këqija.

Për njolla relativisht të vogla, vendosni pak ujë të nxehtë ose të vaktë dhe uthull në një shishe për të spërkatur.

Aplikojeni atë në zonën e njollosur, më pas filloni të fshini me një leckë të bardhë ose me faculeta.

Kur njollat janë më komplekse, vetëm uthulla mund të mos kryejë punë. Një truk është të kombinoni detergjent enësh dhe uthull.

Përzieni tre lugë detergjent një qerek filxhani uthull me katër litra ujë.

Për të hequr shenjat, përdorni një sfungjer ose pëlhurë dhe mbajeni për 5 minuta. Mos fërkoni tepihun me forcë, thjesht fshijeni njollën derisa të zhduket dhe tapeti të jetë tharë plotësisht.