LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit, si do të jenë temperaturat në Shqipëri

Parashikimi i motit, si do të jenë temperaturat në Shqipëri

Një masë e ftohtë verilindore pritet të depërtojë gradualisht në vendin tonë duke sjellë rënie të temperaturave.

Përsa i përket motit, zonat malore do të dominohen nga vranësira të dendura dhe ngrica në akset rrugore ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të ketë pjesa tjetër e territorit.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin dobësim të vranësirave në ultësirën perëndimore duke ri-kthyer kthjellimet, por mbeten me vranësira të dendura zonat malore përgjatë kufirit Lindor.


Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në Jugperëndim të territorit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi verior-verilindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët./abcnews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Lajme
“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

Lajme
Kalo në kategori