LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 5° cloudy

Juniku pjesë e panairit “Tourism Travel Show Albania 2025″

Juniku pjesë e panairit “Tourism Travel Show Albania 2025″

Komuna e Junikut mori pjesë në Panairin e Turizmit “Tourism Travel Show Albania 2025”, i mbajtur më 12 dhe 13 shkurt në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, për të promovuar produktin më të ri turistik të kësaj komune – shtegun Via Dinarica Kosovo.

Ky shteg, i cili nis nga Komuna e Junikut dhe përfundon në Komunën e Pejës, ofron një përvojë unike për adhuruesit e natyrës dhe aventurës.

Përgjatë segmenteve të Junikut, vizitorët mund të shijojnë pamje mahnitëse të Rrasës së Zogut, Majës së Merçajt, Majës së Gjeravicës, Liqeneve të Gjeravicës, Majës së Gusanit, Liqenit të Zemrës, Liqenit të Tropojës, Trekufirit dhe shumë atraksioneve të tjera natyrore.


Ky panair ishte gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për të promovuar bukuritë malore të Junikut dhe për të krijuar bashkëpunime të reja për zhvillimin e turizmit në rajon.