LAJMI I FUNDIT:

Moti sot në Shqipëri

Moti sot në Shqipëri
LSA

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me reshje të herëpasherëshme shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash, në veriperëndim dhe jug të territorit.

Në Alpe dhe relievet e larta malore në veri e lindje priten reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 2-10m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të fitojë shpejtësi 8-16m/s, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 2-4 ballë.


Prezencë e mjegullës/mjegullinës gjatë orëve të mëngjesit e mbrëmjes, po ashtu në momentin e reshjeve.

Temperaturat parashikohen nga 0 në 17 gradë Celsius. /Telegrafi/