LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj -0° partlycloudy_night

QKMF-ja në Ferizaj gjatë 2024-s ka ofruar mbi një milion shërbime shëndetësore për qytetarët

QKMF-ja në Ferizaj gjatë 2024-s ka ofruar mbi një milion shërbime shëndetësore për qytetarët

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj, ka publikuar raportin vjetër të punës së stafit gjatë vitit 2024 i cili ka realizuar mbi  një milion shërbime shëndetësore. Sipas këtij institucioni, këto shërbime janë realizuar ne QKMF pastaj në dhjetë QMF dhe në katër AMF.

“Po ashtu këto shërbime janë realizuar edhe nga ekipet e shërbimeve në teren si dhe ekipet e edukimit dhe promovimit shëndetësor në komunitet”, thuhet në raportin e QKMF-së.

Kemajl Emini, drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Ferizaj, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se përveç shërbimeve shëndetësore, kanë realizuar edhe një varg projektesh kapitale në fushën e Shëndetësisë.


“Gjatë vitit 2024 drejtoria e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale në Ferizaj ka realizuar një varg projekte e aktivitetesh kapitale me qëllim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Viti i kaluar ishte i suksesshëm për shëndetësinë ferizajase me arsyetimin se kanë vazhduar investimet kapitale nëpër objekte shëndetësore, andaj krijimi I kushteve të mira për punë janë ofruar edhe shërbime cilësore shëndetësore”, ka thenë Emini.

Sipas Eminit, gjatë vitit të kaluar kanë organizuar edhe aktivitete të ndryshme në mesin e tyre katër aktivitete të përbashkëta me qytetarë dhe me komunën e Ferizaj, Shtime, Kaçanik, Elizan dhe Viti, bashkë me Spitalin Rajral Ferizaj, me FSK-në, Policinë dhe KFOR-në Amerikan, që kishte për qëllim për përgatitje për të dhënë ndihmën e pare.

Ndërkaq në raportin e QKMF-së në Ferizaj, midis të tjerash sqarohet se në mesin e një million shërbimeve shëndetësore janë përfshirë vizitat mjekësore, shërbimet e infermierëve, stematologjike, vaksinimi, analizat laburatorike, rastet emergjente, rastet shtepiake, shërnimet antituberkulare, radiografia, mamografia e të tjera./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Magazina
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina

Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina

Magazina
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Kalo në kategori