LAJMI I FUNDIT:

Agim Aliçkaj emërohet drejtor ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane

Agim Aliçkaj emërohet drejtor ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane

Më 19 janar 2025, Bordi i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane (LQShA) mbajti mbledhjen e tij të parë në vitin 2025, në Steakhouse Allendale në Allendale, NJ, në pronësi të vëllezërve Veseli.

Gjatë kësaj mbledhjeje, u diskutuan çështje të rëndësishme për avancimin e interesave të Republikës së Kosovës dhe kombit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një fokus të veçantë në aktivitetet lobuese në Uashington, DC.

Sipas njoftimit për media, në këtë mbledhje u propozua dhe u miratua unanimisht që Agim Aliçkaj, anëtar aktual i Bordit të Drejtorëve të LQShA-së, të emërohet në postin e Drejtorit Ekzekutiv.


Ky propozim ka ardhur si rezultat i situatave të reja të krijuara në atdhe dhe në SHBA, të cilat kërkojnë një angazhim më të madh të Ligës në komunitetin shqiptaro-amerikan.

“Agim Aliçkaj, i lindur dhe rritur në Deçan të Kosovës, ka një përvojë të gjatë dhe të pasur në veprimtaritë shqiptaro-amerikane. Ai ka kryer magjistraturën në Universitetin e Zagrebit dhe është pronar i Kosovatours International, një agjenci turistike që ofron udhëtime në trojet shqiptare. Aliçkaj është angazhuar në LQShA për më shumë se 34 vjet dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e çështjes kombëtare shqiptare në Shtetet e Bashkuara, duke ndihmuar në organizimin e aktiviteteve me senatorë, kongresistë dhe personalitete të tjerë të rëndësishëm”, thuhet në njoftim.

Sipas Bordit të LQShA-së, reputacioni dhe kontaktet e Agim Aliçkaj do të ndihmojnë që aktivitetet lobuese të Ligës të jenë më të suksesshme, duke forcuar pozitat e kombit shqiptar në Uashington. Agimi është gjithashtu i njohur për angazhimin e tij në rrjetet sociale, ku artikujt e tij të mençur kanë fituar një respekt të madh brenda komunitetit shqiptar.

Për t’u siguruar që aktivitetet lobuese të vazhdojnë në mënyrë të suksesshme, Joe dhe Shirley DioGuardi do të vazhdojnë të luajnë rolet e tyre si lobistë të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Uashington, DC.

Ky hap është një zhvillim i rëndësishëm për LQShA-në, duke synuar një mobilizim të mëtejshëm të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe forcimin e lidhjeve ndërkombëtare për të avancuar interesat e Republikës së Kosovës dhe të kombit shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
AVONET alarmon për dështimet e KQZ-së në procesin e numërimit të votave

AVONET alarmon për dështimet e KQZ-së në procesin e numërimit të votave

Lajme
“Tetë orë për një kuti”, Cakolli: Procesi i numërimit të votave me këtë ritëm do të zgjasë rreth tre javë

“Tetë orë për një kuti”, Cakolli: Procesi i numërimit të votave me këtë ritëm do të zgjasë rreth tre javë

Lajme
Përfundon numërimi i 22 kutive me votat për deputetë nga 258 në Prishtinë

Përfundon numërimi i 22 kutive me votat për deputetë nga 258 në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori