LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 4° partlycloudy_night

Kryetari Totaj fton të rinjtë të aplikojnë në Startup Bootcamp që mbahet në ITP Prizren

Kryetari Totaj fton të rinjtë të aplikojnë në Startup Bootcamp që mbahet në ITP Prizren
Startup Bootcamp 2024

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj i ka bërë thirrje të rinjve me ide për biznes që të aplikojnë në Startup Bootcamp, ngjarje që organizohet nga Makerspace Innovation Center Prizren.

“Ke një ide biznesi, por nuk di si ta kthesh atë në realitet?  Startup Bootcamp është vendi ku mund të mësosh mbi ndërmarrësinë, t’i zhvillosh aftësitë e tua dhe ta ndërtosh idenë tënde hap pas hapi”, ka shkruar Totaj në rrjetet sociale, raporton Telegrafi.

Ai ka bërë të ditur se aktiviteti mbahet me datat 21, 22 dhe 23 shkurt 2025 në ITP Prizren dhe se ka “për qëllim t’u ndihmojë të gjithë atyre që dëshirojnë t’i transformojnë idetë e tyre në koncepte të strukturuara dhe të qëndrueshme”.


Startup Bootcamp 2024

“Gjatë këtij aktiviteti, fokus të veçantë do të kenë punëtoritë, të cilat synojnë avancimin e ideve të pjesëmarrësve. Startup Bootcamp përfshin trajnime dhe punëtori të udhëhequra nga mentorë dhe ekspertë të industrisë, duke siguruar një përvojë gjithëpërfshirëse dhe interaktive. Çdo pjesëmarrës/e do të marrë vlerësime të personalizuara dhe udhëzime për zhvillimin e mëtejshëm të idesë së tij/saj”, është shprehur Totaj, duke shtuar se afati për aplikime është i hapur deri me 16 shkurt 2025.

Makerspace Innovation Center Prizren mbështet ndërmarrësit e rinj me Startup Bootcamp, ofron trajnime e mentorim
Lexo po ashtu Makerspace Innovation Center Prizren mbështet ndërmarrësit e rinj me Startup Bootcamp, ofron trajnime e mentorim

Startup Bootcamp, është një aktivitet edukativ tre-ditor, i krijuar për individët dhe ekipet që kanë ide të biznesit dhe dëshirojnë të mësojnë si t’i zhvillojnë ato më tej, që zbatohet nga Makerspace Innovation Center Prizren dhe mbështetet nga Komuna e Prizrenit, GIZ Kosovo dhe ITP Prizren. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën

Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën

Magazina
Përfundon numërimi i 22 kutive me votat për deputetë nga 258 në Prishtinë

Përfundon numërimi i 22 kutive me votat për deputetë nga 258 në Prishtinë

Lajme
Jashari i OVL - UÇK-së tregon arsyet e bojkotimit të aktiviteteve nga qeveria për pavarësi dhe Epopenë

Jashari i OVL - UÇK-së tregon arsyet e bojkotimit të aktiviteteve nga qeveria për pavarësi dhe Epopenë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Kalo në kategori