LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 1° fog

Raportimet për gruan që u dhunua dhe sulmua fizikisht, kryetari i Gjilanit thotë se viktima tashmë është e sigurt

Raportimet për gruan që u dhunua dhe sulmua fizikisht, kryetari i Gjilanit thotë se viktima tashmë është e sigurt

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar lidhur me rastin e raportuar në media gjatë ditës së djeshme për qytetaren me inicialet A.S, ku e njëjta dyshohet se u dhunua dhe u sulmua fizkisht.

I pari i Gjilanit, tregon se si kryetar, ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet e rendit dhe ato shëndetësore.

“Ju siguroj se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe ju njoftoj se viktima tani është e sigurt në duar të institucioneve, e vendosur në rehabilitim shëndetësor. Gjithashtu, organet e rendit kanë trajtuar rastin dhe identifikuar të dyshuarin e këtij akti të shëmtuar, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës, gjatë mbrëmjes së djeshme”, tha kryetari Alban Hyseni.


Dyshohet se një grua u dhunua dhe u sulmua fizikisht në Gjilan, prokuroria inicion rastin si "Trafikimi me njerëz"
Lexo po ashtu Dyshohet se një grua u dhunua dhe u sulmua fizikisht në Gjilan, prokuroria inicion rastin si "Trafikimi me njerëz"

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjilan njoftoi sot se pas postimit nga qytetarët në rrjetin social “Facebook” të fotografisë së të dëmtuarës A.S. me lëndime trupore, ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarre veprime hetimore, lidhur me këtë çështje penale. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet

Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet

Fun
Egli zbulon hapur produksionin e BBVA: Kemi firmosur kontratë që të mos e përmendim emrin e ish-partneres së Gjestit, 20 mijë euro është dënimi

Egli zbulon hapur produksionin e BBVA: Kemi firmosur kontratë që të mos e përmendim emrin e ish-partneres së Gjestit, 20 mijë euro është dënimi

Magazina
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit

Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit

Magazina

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Botë
Kalo në kategori