LAJMI I FUNDIT:

Revizioni konstaton parregullsi në punën e Regjistrit Qendror

Revizioni konstaton parregullsi në punën e Regjistrit Qendror

“Me revizionin e kryer për punën e Regjistrit Qendror janë vërtetuar parregullsi, duke përfshirë edhe shitjen e automjeteve motorike të udhëtarëve pa pajtueshmëri të Qeverisë, mospajtime në evidencën e të ardhurave dhe dhe mosfunksionimin e regjistrave të caktuar. Në mënyrë plotësuese, janë vërtetuar probleme me borxhe, parregullsi në punësim dhe lëshime ligjore që ndikojnë në efikasitetin e institucionit”.

Kjo është publikuar në raportin e fundit revizor të Entit shtetëror të revizionit (ESHR) të Regjistrit qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

ESHR ka kryer revizion në raportet financiare së bashku me revizionin e harmonizimit të Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për vitin 2023, me ç’rast ka shprehur mendim jo të volitshëm lidhur me të vërtetën dhe objektivitetin e raporteve financiare dhe mendimin me rezerva për harmonizimin e transaksioneve financiare me rregullativat relevante ligjore.


“Me revizionin e kryer është vërtetuar evidenca e vendosur joadekuate kontabilitetit tek një pjesë e punëve ndërtimore me vlerë blerëse prej 186.635 mijë denarë, të cilët Regjistrit qendror i janë ndarë me transformim e kryer të Entit të mëparshëm për qarkullim të paguar. Shkaku për këtë gjendje është trajtimi joadekuat i objekteve ndërtimore si mbështetja shtetërore, që ndikon në të dhënat e shprehura në raportet financiare në raportin e publikuar sot”.

Regjistrim jo adekuat është konstatuar edhe për investimet e kryera në ndërtim dhe rindërtim të objekteve në vlerë prej 15.185 mijë denarëve, për të cilat nuk janë ndërmarrë aktivitete për vënien në shfrytëzim të tyre, edhe pse, siç thekson në raport, Regjistri Qendror është në posedim të objekteve dhe ka certifikatë pronësie. Edhe pas pesë vitesh nga blerja e mobilieve në vlerë prej 1.360 mijë denarëve, nuk është vënë në përdorim, për këtë arsye ekziston rreziku i dëmtimit dhe humbjes së cilësisë.

Revizorët, sipas njoftimit për media të ESHR-së, kanë konstatuar se toka në të cilën është ndërtuar ndërtesa administrative “Pallati Lazar Pop Trajkov” dhe e cila me Vendim të Qeverisë në vitin 2013 u është ndarë në shfrytëzim të përhershëm gjashtë institucioneve shtetërore, nuk është regjistruar në librat afarist. Për këtë truall, pas përfundimit të kontrollit, përfaqësuesi ligjor ka marrë masa dhe është futur në regjistrat e Regjistrit qendror.

Për tejkalimin e gjendjeve të konstatuara janë dhënë rekomandime me qëllim ndërmarrjen e masave dhe aktivieteve nga personat adekuat dhe organet në funksion të përmirësimit të gjenjeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori