LAJMI I FUNDIT:

Çfarë janë ëndrrat e etheve dhe pse ndodhin?

Çfarë janë ëndrrat e etheve dhe pse ndodhin?
GettyImages

Nëse ke pasur ndonjëherë ethe, ndoshta ke vënë re se ëndrrat bëhen më të çuditshme, më të forta dhe ndonjëherë edhe të frikshme

Këto ëndrra të pazakonta, që ndodhin kur temperatura e trupit rritet, njihen si “ëndrrat e etheve”.

Çfarë i bën ndryshe ëndrrat e etheve?


Një ethe është një rritje e temperaturës së trupit për shkak të një sëmundjeje apo infeksioni. Përveç ndjesisë së lodhjes dhe trullosjes, ethet ndikojnë edhe në mënyrën si funksionon truri, duke ndikuar ndjeshëm në ëndrrat që shohim.

Ëndrrat e etheve zakonisht janë më të gjalla, më intensive dhe më të çuditshme se zakonisht. Ato kanë një tendencë të jenë të frikshme, të trishta ose stresuese, për shkak të ndryshimeve në kimikatet e trurit.

Një tjetër veçori e tyre është se mund të përsëriten shpesh, duke krijuar një ndjenjë sikur je i mbërthyer në të njëjtën ëndërr, shkruan Verywell Mind.

Pse ndodhin ëndrrat e etheve?

Temperatura e lartë nuk ndikon vetëm në trup, por edhe në tru. Kur trupi mbinxehet edhe truri mund të mos funksionojë në mënyrën e tij normale. Kjo mund të shkaktojë ëndrra të çuditshme dhe të pazakonta.

Gjithashtu, ethet ndikojnë në cilësinë e gjumit, duke shkaktuar ndërprerje të shpeshta dhe faza më të shkurtra të gjumit të thellë. Kjo bën që ëndrrat të duken më të gjalla dhe më reale se zakonisht.

Çfarë mund të shohësh në ëndrrat e etheve?

Njerëzit që kanë përjetuar ëndrra të etheve shpesh raportojnë:

• Përmbajtje të çuditshme
• Elemente të frikshme ose kërcënuese
• Shtrembërime të hapësirës dhe formave (si mure që lëvizin, krijesa me gjymtyrë jashtë përmasave normale)
• Ndjesinë e një temperature të lartë edhe brenda ëndrrës
• Situata që përsëriten në mënyrë të bezdisshme

A mund të shmangen ëndrrat e etheve?

Për sa kohë që ke ethe, ëndrrat e çuditshme janë pothuajse të pashmangshme. Megjithatë, ka disa mënyra që mund të ndihmojnë për të lehtësuar simptomat dhe për të përmirësuar gjumin:

• Pini shumë ujë për të mbajtur trupin të hidratuar
• Merrni një dush të vakët për të ulur temperaturën
• Mbani dhomën të freskët dhe të ajrosur mirë
• Përdorni çarçafë të lehtë për të shmangur mbinxehjen gjatë natës

Nëse këto ëndrra po bëhen tepër shqetësuese, përqendrohuni tek fakti se janë thjesht ëndrra të përkohshme dhe që do të zhduken sapo trupi të kthehet në normalitet, citon Anabel. Deri atëherë, përpiqu të relaksohesh dhe mos i marrësh shumë seriozisht. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Sa vërtet duhet të jetë TENSIONI NORMAL I GJAKUT për moshën tuaj

Sa vërtet duhet të jetë TENSIONI NORMAL I GJAKUT për moshën tuaj

Shëndetësi
Kalo në kategori