LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 1° partlycloudy_night

Nga Prokuroria Themelore në Gjakovë bëjnë të ditur që gjatë procesit zgjedhor nuk është raportuar për asnjë incident

Nga Prokuroria Themelore në Gjakovë bëjnë të ditur që gjatë procesit zgjedhor nuk është raportuar për asnjë incident

Kur kanë mbetur më pak se dy orë deri në mbylljen qendrave të votimit të Zgjedjeve Parlamentare, nga informacionet zyrtare që Telegafi ka siguruar, në komunën e Gjakovës deri më tani nuk është raportuar për asnjë incident.

Një gjë të tillë për Telegrafin e kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, të cilët kanë bërë të ditur që deri në këto momente situata ka qenë e qetë.

“Ju njoftojmë se në Prokurorinë Themelore Gjakovë, nuk është inicuar ndonjë rast.”, thuhet në përgjigjjen e dërguar nga Prokuroria Thelemore e Gjakovës.


Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së bëhet e ditur që deri në ora 17:00, përqindja e qytetarëve që kanë votuar deri në këtë orë në Komunën e Gjakovës, është 25.01%. /Telegrafi/