Mickoski: Nuk ka mënyrë si të shkarkohen anëtarët e Këshillit Gjyqësor, por lufta do të jetë me presion publik

Nuk ka mënyrë që me forcë të shkarkohet Këshilli gjyqësor, as anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi, për të cilët është iniciuar interpelancë. Mund të mos japin dorëheqje pavarësisht votës së mosbesimit. Por, lufta për ndryshime në sistemin gjyqësor do të jetë me presion publik, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur për interpelancat e dorëzuara për anëtarët e Këshillit gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi – Vesna Dameva, Milazim Mustafa, Tanja Çaçarova-Ilievska, Pavlina Cërvenkovska dhe Selim Ademi.
“Organi që ka zgjedhur këta pesë anëtarë ka të drejtë të japë mendim për punën e tyre dhe duke mos pranuar raportin e punës së tyre ka dhënë mendimin e vet. Dhe tani është logjike që deputetët të iniciojnë një procedurë të tillë për interpelancë për anëtarët e Këshillit gjyqësor që kanë zgjedhur, sepse aty nuk ka anëtarë të Këshillit gjyqësor që zgjidhen vetëm nga deputetët, ka edhe anëtarë nga gjykatat etj. Por, e përsëris, kjo nuk do të thotë se atyre anëtarëve u përfundon mandati. Megjithatë, ata mund të thonë se ne nuk japim dorëheqje dhe do të vazhdojmë ta udhëheqim drejtësinë me dy për qind besim të qytetarëve. Kushtimisht thënë, ligji është i tillë – jopreciz dhe kjo mund të ndodhë”, ka thënë Mickoski.
Kryeministri thotë se kjo nuk e habit dhe se si politikanë mund të ushtrojnë vetëm presion publik, sepse vlerëson që opinioni nuk është i kënaqur me punën e kësaj përbërje.
“Me forcë nuk mund të bëjmë asgjë. Ligji i mbron ata deri në fund. Sigurisht, ky është ligji, ata mund të thonë ne nuk japim dorëheqje dhe do të vazhdojmë deri në përfundimin e mandatit. Përndryshe, cilat janë mënyrat? Ja pra që të mos ketë asnjë dilemë. Mjeti është publiku. Luftojmë publikisht. E vërteta është më e saktë në publik. Do të luftojmë me publikun. Vlerësoj që publiku nuk është i kënaqur me punën e kësaj përbërje të Këshillit gjyqësor dhe mendoj se nuk ka mënyrë më të mirë se publiku. Absolutisht me presion publik”, ka thënë Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas fillimit të rikonstruimit të sheshit në Komunën e Aerodromit.
Kryeministri ka thënë se shpreson se ata do të japin dorëheqje.
“Mendoj se do të jenë të përgjegjshëm, nëse votohet interpelanca, gjegjësisht nëse konkluzioni i deputetëve është se atje duhet të ketë ndryshime, ata të largohen”, ka thënë Mickoski.
Kryeministri Mickoski theksoi se nëse shkarkohen, zgjedhja e anëtarëve të rinj të Këshillit gjyqësor do të bëhet sipas ligjit në fuqi.
“Nuk mund që me supozime të bëjmë politikë. Duhet të bëjmë politikë të bazuar në parametra që janë pjesë e realitetit dhe ne e pranojmë atë realitet ashtu siç është”, ka thënë ai.
Lidhur me atë se a do të iniciojnë ndonjë procedurë për anëtarët e Këshillit të prokurorëve publik, Mickoski theksoi se hap pas hapi do të vijojnë shumë reforma në gjyqësor.
“Hap pas hapi do të pasojnë shumë reforma. Nuk do të doja kurrë të flisja me një ton më të lartë apo të kërcënoja se çfarë do të ndodhë më pas, por fillimisht të ndodhin gjërat dhe më pas do të komentojmë. Kjo është mënyra se si funksionon kjo Qeveri. Me kujdes, hap pas hapi, në heshtje, pa shumë bujë, pa shumë paralajmërime, pa shumë kërcënime, të kryejmë punët”, tha kryeministri Mickoski.
Grupet parlamentare të partive në pushtet OBRM-PDUKM, VLEN dhe ZNAM të premten në Shtëpinë ligjvënëse kanë dorëzuar interpelancë në lidhje me punën e anëtarëve të Këshillit gjyqësor që zgjidhen nga Kuvendi – Vesna Dameva, Milazim Mustafa, Tanja Çaçarova-Ilievska, Pavlina Cërvenkovska dhe Selim Ademi.
Në interpelancat e dorëzuara për punën e anëtarëve të Këshillit gjyqësor deri te kryetari i Kuvendit Afrim Gashi theksohet se janë iniciuar për shkak të moszbatimit konsekuent të kompetencave, veçanërisht për shkak të neglizhencës, gjegjësisht dëmtimit të reputacionit të gjyqtarëve dhe rrezikimit dhe dëmtimit të besimit të qytetarëve në gjyqësor, me këtë edhe në tërë sistemit të drejtësisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Padi ndaj Kuvendit dhe kompanisë, punëtorët greviste kërkojnë pagat gjatë grevës

Specialja merr vendim për lirimin me kusht të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës