LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 3° partlycloudy_night

Sulm i rëndë ndaj televizionit Syri në Gjakovë

Sulm i rëndë ndaj televizionit Syri në Gjakovë

Mbrëmë pak minuta pas mesnate, një person i cili më pas është arrestuar nga Policia e Kosovës, ka sulmuar objektin e TV Syrit, në Gjakovë duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në këtë medium.

Në njoftimin e bërë nga TV Syri thuhet se pavarësisht rezistencës së personit në fjalë, ai ai është larguar dhe më pas është arrestuar nga policia.

“Mbrëmë vonë rreth orës 00:15 një person, i cili mund të jetë i shtyer nga dikush për të dëmtuar mediumin tonë, kishte marrë një automjet traktor i cili është pronë e një institucioni lokal, dhe ka shkaktuar dëme në objektin e TV Syri Vizion. Pavarësisht se i njëjti ka pasur rezistencë nga stafi jonë ai është larguar dhe më pas është arrestuar nga policia.” thuhet në njoftimin e TV Syri.


Për rastin në fjalë janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët në komunikatën e tyre, të cilët kanë bërë të ditur se ndaj të arrestuarit është iniciuar rasti për veprat penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

“Rreth orës 00:30, është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore, i cili, nën ndikimin e alkoolit dhe për motive ende të panjohura, ka hyrë në parkun e qytetit, në rrugën “Nënë Tereza”, me një mjet pune (traktor), duke dëmtuar pjesë të parkut si dhe pjesë të dy lokaleve atje. Përveç kësaj, ai ka sulmuar një person që kishte tentuar ta ndalonte. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndalur në mbajtje. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.”, citohet në raportin e Policisë.

Këtë sulm ndaj Televizionit Syri e ka dënuar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke e konsideruar këtë sulm si një kërcënim ndaj sigurisë së mediave dhe lirisë së shprehjes, veçanërisht në një ditë të rëndësishme për procesin demokratik në vend.

Në trend

Më shumë
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Magazina
Kalo në kategori