LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 1° cloudy

“Prishtina Dance Week 2025” –  Festivali që bashkon dashamirët e kërcimit

“Prishtina Dance Week 2025” –  Festivali që bashkon dashamirët e kërcimit

“Prishtina Dance Week”, festivali i parë dhe unik i vallëzimit në Kosovë, do të mbahet këtë vit nga data 12 deri më 16 mars 2025, në zemër të kryeqytetit të Kosovës.

Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se ky event do të mbledhë artistë, koreografë dhe dashamirë të kërcimit nga e gjithë bota, duke e kthyer Prishtinën në një qendër dinamike të artit dhe kulturës.

“Një rol të veçantë në promovimin dhe zhvillimin e komunitetit të valltarëve në Kosovë ka luajtur shkolla e vallëzimit “Love and Dance Prishtina”.


Për më shumë se 10 vite, ‘Love and Dance’ ka qenë një shtyllë e rëndësishme për promovimin e kërcimit, duke ofruar kurse kërcimi, ngjarje dhe hapësira ku  talentet dhe artistët mund të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të ndajnë pasionin për vallëzimin.

‘Prishtina Dance Week’ është rezultat i këtij angazhimi afatgjatë për artin dhe kulturën”, thuhet në njoftim.

Tutje siç bëhet e ditur në njoftim, organizatori i festivalit, Rron Haxhiislami, thekson se ky festival do të ndikojë që të lidh komunitetet përmes fuqisë transformuese të kërcimit.

“Prishtina Dance Week” është më shumë sesa një festival; është një festë e lëvizjes, energjisë dhe diversitetit. Synimi ynë është të frymëzojmë dhe të lidhim komunitete përmes fuqisë transformuese të kërcimit. Shpresojmë që kjo ngjarje të nxisë bashkëpunime të reja artistike dhe të fuqizojë komunitetin tonë kulturor”, thotë ai.

“Prishtina Dance Week 2025” do të sjellë 13 artistë të njohur botëror, të cilët jo vetëm që do të performojnë për audiencën kosovare, por gjithashtu do të organizojnë ëorkshope të stileve të ndryshme të vallëzimit. Ky program i pasur do të krijojë një larmi ku secili mund ta gjejë veten, duke promovuar kërcimin si një formë të fuqishme të shprehjes artistike, sociale dhe kulturore.

Ky festival, i cili synon të forcojë bashkëpunimin kulturor mes artistëve të vendeve të ndryshme, ka për qëllim të sjellë në qendër të vëmendjes artin e kërcimit si një gjuhë universale që tejkalon barrierat gjuhësore dhe kulturore.

Çfarë ofron “Prishtina Dance Week 2025”?

Performanca unike: Artistë të njohur ndërkombëtarë dhe vendas do të sjellin koreografi të kuruara në detaje, duke ofruar momente të paharrueshme për publikun.

Workshope: Artistët e ftuar do të mbajnë punëtori të ndryshme ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të eksplorojnë stile të ndryshme si hip hop, afro, salsa, bachata, etj.Energjia dhe pasioni do të jenë elementi kryesor i këtyre aktiviteteve, duke krijuar hapësirë për zhvillim personal dhe profesional.

Party: Gjatë ditëve të festivalit, do të organizohen katër mbrëmje festive ku pjesëmarrësit do të mund të vallëzojnë në atmosferë elektrizuese nën ritmet e zhanreve të ndryshme të muzikës. Këto festa do të jenë një mundësi ideale për të krijuar lidhje dhe përvoja të paharrueshme mes artistëve dhe pjesëmarrësve. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral", Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub

Magazina
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Magazina
Të gjithë u çuditën kur Barcelona bëri gjashtë zëvendësime në ndeshje, por një rregull i panjohur ia mundëson këtë skuadrave

Të gjithë u çuditën kur Barcelona bëri gjashtë zëvendësime në ndeshje, por një rregull i panjohur ia mundëson këtë skuadrave

La Liga
Vritet lideri paramilitar pro-rus në shpërthimin e fuqishëm në Moskë - kush fshihet pas sulmit?

Vritet lideri paramilitar pro-rus në shpërthimin e fuqishëm në Moskë - kush fshihet pas sulmit?

Evropa
Kalo në kategori