LAJMI I FUNDIT:

Lushnjë, vajza e re bie nga pallati 10 katësh dhe gjen vdekjen

Lushnjë, vajza e re bie nga pallati 10 katësh dhe gjen vdekjen

Një vajzë e re ka gjetur vdekjen në Lushnjë pasi ka rënë nga lartësia e një pallati 10 katësh në qendër të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 minuta të ditës së sotme.

Sipas RTSH-së, viktima nuk është identifikuar ende pasi asnjë nga banorët e pallatit nuk e njeh atë.


Ndërkaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për gjetjen e emrit të saj dhe shkaqet që e çuan të renë të hidhej nga lartësia e pallatit.