Oda e Farmacistëve të Kosovës përmes një reagimi publik ka shprehur hapur kundërshtimin me vendimin e Ministrit të Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve të barnave.
Në reagimin e tyre ata thonë se e kundërshtojnë këtë vendim “për shkak të kundërligjshmërisë dhe detyrimit të barnatoreve për ndërmarrjen e veprimeve të kundërligjshme për vendosjen e çmimit të banderolave në produkte e cila sipas neni 11, paragrafi 6 i Ligjit për çmimin e produkteve medicinale ne ndërlidhje me UA për banderola është detyrim i subjekteve tjera dhe jo barnatoreve”.
Sipas Odës së Farmacistëve “MSH një ditë para implementimit të këtij vendimi, ende nuk ka njoftuar asnjë barnatore për mënyrën e zbatimit të këtij vendimi, duke bërë të pamundur implementimin e këtij procesi të përcaktimit të çmimit të barnave të kërkuara nga ana e farmacistëve tash e 20 vite”.
“OFK tash e disa muaj është duke kërkuar këto sqarime nga MSH rreth implementimit të këtij vendimi, të cilët në asnjë raste nuk janë përgjigjur”.
“OFK rikujton zyrtarët publik dhe institucionet të cilët janë urdhëruar për zbatimin e këtij vendimi se zbatimi i një urdhri qeveritar apo të eprori për të cilën ka qenë në dijeni për kundërligjshmërinë është vepër penale, dhe OFK do të njekë të gjitha rrugët ligjore ndaj tyre për konstatimin e kryerjes së veprës penale ashtu siç përcaktohet me nenin 16 të Kodit Penal të Kosovës”, vijon reagimi.
OFK fton hapur Ministrin e Shëndetësisë, që vendimin në fjalë ta nxjerrë në bashkëpunim me komunitetin farmaceutik të cilët janë zbatues të këtij vendim.
OFK akuzon MSH për mosbashkëpunim, prandaj ka ftuar të sqarojë publikisht disa veprime:
– Si të veprojnë barnatoret për rreth 1700 produkte të cilat nuk kanë deklaruar çmimin
– Mbi çfarë legjislacioni AKPPM do të bëjë shtypjen e banderolave të stokut aktual të barnatoreve dhe depove, dhe cilat dokumente duhet dorëzuar nga barnatoret meqë legjislacioni aktual nuk e rregullon këtë çështje
– Çfarë të veprohet me stokun aktual – sipas legjislacionit tatimor ku nuk mund të shitet një produkt nën çmimin furnizues apo sipas vendimit të Ministrit
– OFK fton Ministrinë e Shëndetësisë për zgjatjen e periudhës tranzitore për stokun farmaceutik dhe zbatim, derisa të sqarohen dilemat e lartcekura nga farmacistët të cilët dilema e pamundësojnë implementimin e këtij vendimi.
Për të gjitha këto veprime, OFK i është drejtuar Gjykatës me paditë me kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të këtij vendimi (masa siguruese).
OFK, fton Ministrinë e Shëndetësisë të përmbahet nga veprimet të cilat mund të sjellin në ndërmarrjen e masave të padëshiruara nga ana e farmacistëve dhe barnatorëve për të cilat do të ketë përkrahjen e OFK-së në kundërshtim të paligjshmërisë së vendimit dhe dëmit që i shkaktohet me këtë vendim.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga sot (1 shkurt) do të fillojë së zbatuari vendimi për listën zyrtare të çmimeve të barnave.
Në njoftimin e bërë për media nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se nga ky vendim, përfituesit më të mëdhenj do të jenë qytetarët.
“Ministria e Shëndetësisë ju njofton se po shënohet një hap i rëndësishëm në reformimin e sektorit farmaceutik, fillimin e zbatimit të listës zyrtare të çmimeve të barnave, nga data 1 shkurt 2025. Me këtë po garantojmë rregull dhe transparencë në tregun farmaceutik, në të cilin përfitues më të mëdhenj do të jenë qytetarët e Republikës së Kosovës. Jemi të vetëdijshëm se fillimi nuk do të jetë i lehtë, do të ketë sfida, por jemi të përkushtuar që ky ndryshim të sjellë përfitime afatgjata për të gjithë, me theks të veçantë për qytetarët tanë”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Hamza: Institucionet e reja duhet të krijohen pa vonesa

DAP: Të dhënat për llogaritjen e pagave janë të sakta, nuk është e vërtetë se mbi 80 mijë të punësuar ende nuk e kanë marrë pagën e janarit të vitit 2025

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi