LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Do ta ulim çmimin e energjisë, s’ka me pasë më rritje

Haradinaj: Do ta ulim çmimin e energjisë, s’ka me pasë më rritje

Kandidati për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj, ka premtuar ulje të çmimit të energjisë.

Haradinaj po ashtu ka deklaruar se nuk do të ketë më rritje të çmimit të energjisë, transmeton Telegrafi.

“Nëse do ta marr besimin tuaj, do ta ulim çmimin e energjisë për 20 përqind. Nuk do të ketë më ngritje të çmimeve e as manipulim me të ashtuquajturat bllok tarifa të cilat janë shndërruar në mekanizëm për fatura të papërballueshme për qytetarin. Kosova do të bëhet fuqi energjetike dhe energjia s’ka me qenë malli më i shtrenjtë në vend”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.


Ai ka shtuar tutje se “nuk do të lejojmë që tregu i fqinjëve dhe mafia energjetike t’na i përcaktojë çmimet. Energjinë do ta prodhojmë vetë dhe vet do t’i kontrollojmë çmimet”.

“Do të ndërtojmë e riaftësojmë kapacitete që Kosovës i japin 1500 megavatë energji. Termocentral me gaz, energji me erë, me panele solare, me biomasë, me ujë, si dhe me ristrukturimin e kapaciteteve ekzistuese. Me, 137 për Kosovën Fituese, fitohet beteja për energjinë”./Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Shëndetësi
Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

Lajme
Kalo në kategori