Ministria e Financave e RMV-së dhe Banka Zhvillimore nënshkruan kontratë për plasimin e 250 milionë eurove për sektorin privat
Procedura për plasimin e 250 milionë eurove nga huaja hungareze për kompanitë u mbyll me sukses. Marrëveshjet që i miratoi Qeveria në seancën e fundit të qeverisë tashmë janë nënshkruar nga Ministria e Financave dhe Banka Zhvillimore e Maqedonisë së Veriut, ndërsa është në zhvillim e sipër procedura për nënshkrimin e marrëveshjeve të Bankës Zhvillimore me bankat afariste përmes të cilave do të plasohen mjetet ndaj shfrytëzuesve të fundit, përkatësisht kompanive, kumtoi sot Ministria e Financave.
Bëhet fjalë për 250 milionë euro që i siguroi Qeveria për ta përkrahur sektorin privat, të cilat do t’u plasohen shfrytëzuesve të fundit me kushte jashtëzakonisht të favorshme. Përkatësisht me periudhë shlyerjeje deri në 15 vjet, duke përfshirë periudhën grejs deri në 3 vjet, interesi do të jetë vetëm 1.95% dhe pa kompensim aprovimi dhe menaxhimi.
Mjetet, sipas kushteve të aprovuara nga Qeveria dhe marrëveshjet e nënshkruara, mund të shfrytëzohen si mjete fikse nga të gjitha kompanitë në të gjithë sektorët, me përjashtim të sektorit të prodhimtarisë ose tregtisë së pijeve alkoolike, përveç birrës dhe verës, prodhimtarisë ose tregtisë së duhanit, si dhe aktivitetet që lidhen me lojërat e fatit, kazinotë dhe ndërmarrjet ekuivalente. Gjithashtu, mjetet nuk do të mund të shfrytëzohen për rifinancimin e huave paraprake.
“Me këtë fillon cikli i investimeve në sektorin privat prej mbi 250 milionë euro, duke marrë parasysh që shfrytëzuesit e kredisë duhet të jenë pjesëmarrës me 20% të mjeteve vetanake në realizimin e investimit. Mjetet do të aprovohen dhe paguhen nga bankat në bazë të dokumentacionit të dorëzuar, në procedurë transparente, e cila do të mundësojë edhe kontrollin e duhur të shfrytëzimit të mjeteve. Qëllimi i Qeverisë me këtë masë është përkrahja e sa më shumë investimeve që do të kontribuojnë në përshpejtimin e rritjes ekonomike”, njofton Ministria e Financave.
Mjetet e dedikuara për kompanitë janë pjesë e linjës kreditore hungareze, që Qeveria e merr nga Hungaria, për çka marrëveshja u nënshkrua më 8 tetor në Budapest.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve