LAJMI I FUNDIT:

Bojkotimi i marketeve, Dimitrieska-Koçoska: Të respektohet Ligji për praktikat e padrejta tregtare dhe të gjitha ligjet tjera

Bojkotimi i marketeve, Dimitrieska-Koçoska: Të respektohet Ligji për praktikat e padrejta tregtare dhe të gjitha ligjet tjera

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska apelon që të respektohet Ligji për praktika të padrejta tregtare dhe të mos keqpërdoret momenti se ndonjë institucion kompetent nuk ka dalë në terren. Ajo pranon se gjatë kësaj periudhe për shkak të kapaciteteve të kufizuara nuk kanë mundur të dalin në terren dhe se po punohet për përfundimin e tyre, për të cilin sot do të nënshkruhen shtatë marrëveshje punësimi në në Komisionin për mbrojtje të konkurrencës.

“Është e vërtetë që gjatë kësaj periudhe për shkak të kapaciteteve të kufizuara, institucione të caktuara nuk kanë mundur të dalëin dhe të kontrollojnë gjendjen, por kur bëhet fjalë për apratë dhe transaksionet financiare, gjithçka mbetet përgjithmonë. Kjo do të thotë që, për shembull, mund të bëjmë një inspektim edhe pas 12 muajsh dhe nëse konstatojmë parregullsi, do të vijojnë dënimet. Prandaj apeloj që të gjitha kompanitë në vend të respektojnë ligjet, sepse në një moment një nga institucionet do të dalë në terren dhe do të bëjë inspektim pas së cilit do të vijojnë dënime drakoniane”, deklaroi Dimitrieska-Koçocska.

Pas bojkotit të sotëm të marketeve për shkak të çmimeve të larta të produkteve ushqimore bazë, nga Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëruan se do të dalin me informacione nëse dhe sa ka rënë qarkullimi në rrjetet tregtare.


Duke ndjekur shembullin e Kroacisë dhe disa shteteve të tjera, sot përmes rrjeteve sociale u është bërë thirrje qytetarëve edhe në vendin tonë që të mos bëjnë pazar. Bojkotin e ka përkrahur edhe Qeveria, por edhe disa parti.

Të dhënat e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë tregojnë se shpenzimet minimale të një familjeje katër anëtarëshe në janar janë rritur për 391 denarë në krahasim me dhjetorin. Në sektorin e ushqimeve dhe pijeve është shënuar rritje prej 123 denarë. Në të njëjtën kohë, LSM thekson se vlera e pagës minimale sindikale është rritur për 6.089 denarë vetëm për një vit, që do të thotë rritje prej 10,63 për qind.

Të dhënat e fundit statistikore tregojnë se shpenzimet e jetesës në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023 do të shënojnë rritje prej 3,5 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë për 3,8 për qind.

Në pritje të bojkotit, disa markete kanë paralajmëruar ulje çmimesh për produkte të caktuara, aksione për konsumatorët, e disa prej tyre kanë paralajmëruar se do të bëjnë regjistrim.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Kalo në kategori