LAJMI I FUNDIT:

Mjetet nga kredia hungareze, ABM: Marrëveshjet me bankat do të nënshkruhen në përputhje me procedurat e tyre interne

Mjetet nga kredia hungareze, ABM: Marrëveshjet me bankat do të nënshkruhen në përputhje me procedurat e tyre interne
Foto: Ilustrim

Asociacioni i Bankave të Maqedonisë sot pasdite kumtoi se Banka për zhvillim ka dorëzuar marrëveshjen kornizë për pjesëmarrje në linjën kreditore nga kredia hungareze e dedikuar për kompanitë.

Bankat, siç informojnë nga ABM, do të nënshkruajnë marrëveshjet me Bankën për zhvillim në përputhje me procedurat e tyre të interne, ndërsa pas përfundimit të marrëveshjeve, mjetet do të vihen në dispozicion të kompanive.

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska sot në deklaratë për media ka bërë të ditur se ka filluar nënshkrimi i marrëveshjeve kornizë me bankat.


Dimitrieska-Koçoska theksoi se këto mjete nuk mund të përdoren për rifinancim. Bankat do të vendosin se cilat projekte do të financohen, ndërsa ajo që Ministria e Financave do ta marrë si informacioni do të jetë se nga cilët sektorë janë projektet.

“Shteti mund të marrë vetëm informacion se cila kompani nga cila industri ka marrë me qëllim për të analizuar se nga cilët sektorë në të ardhmen mund të presim që të japin rezultate pozitive për ekonominë e përgjithshme. Rreziku është te bankat, ato vendosin se kujt do t’i japin kredi dhe nëse ato kompani kanë plane të zbatueshme, shteti nuk e merr rrezikun. Shteti nuk mund dhe as ka të drejtë të ndërhyjë në atë fushë”, tha Dimitrieska-Koçoska.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Radoiçiq pa aktakuzë zyrtare në Serbi

Radoiçiq pa aktakuzë zyrtare në Serbi

Drejtësi
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë

Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Kalo në kategori