Partia Bindja Demokratike dhe Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar do të shkrihen në një forcë politike të vetme.
Ky ishte vendimi që u njoftua sot nga përfaqësuesi i BD, Fabian Topollaj dhe kreu i LZHK, Dashamir Shehi në një deklaratë për mediat.
“Ajo që desha të anunçoj është që Bindja Demokratike ka vendosur të shkrihet me Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar. Ne jemi duke ndjekur hapat ligjor dhe jemi në fazën e fundit të hapave ligjor. Ky është një veprim politik, i mbështetur në faktin që LZHK është sot partia politike që mëshiron më mirë ato vlera dhe qëllime për të cilat u krijua dhe u zhvillua Bindja Demokratike. Vlera që kanë të bëjnë me një sistem të hapur politik”, tha Fabian Topollaj.
Topollaj vendosi theksin te nevoja siç e quajti ai, ulëritëse e vendit, për të pasur një opozitë alternative, që shkon përtej dyerve të Partisë Demokratike, e cila në vitet e fundit ka pasur problemet e brendshme që e kanë zhvendosur fokusin nga hallet e përditshme të shqiptarëve.
“LZHK sot është partia që ka iniciuar një koalicion mbi bazën e parimeve të listave të hapura. Ne konsiderojmë që Shqipëria ka nevojë ulëritëse për të pasur një opozitë alternative, e cila të mos mbetet vetëm brenda Partinë Demokratike, e cila ka pasur problemeve të vetat shumë të forta gjatë këtyre viteve dhe e ka të pamundur të përfaqësojë të gjithë elektoratin opozitar shqiptar. Për këtë arsye kemi vendosur shkrirjen e partisë Bindja Demokratike me LZHK dhe do të bëjmë të gjitha përpjekjet me strukturat tona që në zgjedhjet e 2025 koalicioni që kjo lëvizje po udhëheq të marrë një rezultat sa më të mirë, si e vetmja mënyrë që opozita të bëhet më e madhe, një opozitë alternative, e hapur, që mëshiron vlerat më të mira demokratike”, nënvizoi Topollaj.
Bindja Demokratike u krijua si një fraksion nga Partia Demokratike në fillim të vitit 2019. Në zgjedhjet vendore të po atij viti, Bindja Demokratike arriti që të fitonte disa poste këshilltarësh në Këshillat Bashkiakë ku vlen të përmendet Bashkia Tiranë, Durrës dhe Vlorë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?