LAJMI I FUNDIT:
Peja 14° partlycloudy_day

Peja me më shumë votues se popullsi

Peja me më shumë votues se popullsi

Hartografi Sebastian Sokoli ka publikuar një tabelë, bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe Komisionit Qendror Zgjedhor, ku tregohet një diferencë e madhe mes numrit të votuesve dhe popullsisë nëpër komuna.

Sipas këtij raporti, edhe Peja dhe Klina përfshihen në këtë fenomen, ku dallimi mes numrit të votuesve dhe popullsisë arrin mbi 36 mijë persona.

Foto: Sebastian Sokoli

Ai ka përfshirë të gjitha qytetet e Kosovës në këtë analizë duke e konsideruar si anomali rritjen e votuesve karshi numrit të popullatës.


“Anomalia e zgjedhjeve! Diferenca në mes të numrit të votuesve dhe popullsisë nepër komuna”, ka shkruar ai. /Telegrafi/