LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Nagip Krasniqit sqaron aktakuzën për 37 milionë euro: Është dëm hipotetik, ajo shifër është fiktive

Avokati i Nagip Krasniqit sqaron aktakuzën për 37 milionë euro: Është dëm hipotetik, ajo shifër është fiktive

Avokati Virtyt Ibrahimaga, përfaqësues ligjor i ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, ka deklaruar se aktakuza ndaj klientit të tij është e pabazë dhe e mbështetur në supozime të pabesueshme.

Në një intervistë në RTV Dukagjini, ai hodhi poshtë pretendimet e Prokurorisë Speciale për një dëm buxhetor prej 37 milionë eurosh.

“Aktakuza është e ngritur me shumë pretendime për shkelje, por në fakt nuk ka dëshmi për asnjërën, për asnjë shkelje. Është një aktakuzë shumë e gjerë me konglomerat pretendimesh, të cilat nuk kanë asnjë mbështetje”.


“Ajo shifër është fiktive. Kur flas fiktive do të thotë nuk ka fakte për atë. Do të thotë ajo shifër është nxjerrë me supozimin se sikurse tenderi do të kishte qenë i suksesshëm, do të ishte repart kaldaja edhe është bërë matja sa megavat nuk është prodhuar, kur kaldaja nuk ka qenë në funksion. Dhe kjo është shumëzuar me një vlerë se sa kushton megavati dhe është ardhur te 37 milionshi. Mirëpo ajo llogari nuk bëhet ashtu”, ka thënë avokati Ibrahimaga.

Sipas tij, llogaritja e dëmit është bërë në mënyrë të gabuar, duke supozuar se tenderi për riparimin e kaldajës në KEK do të ishte i suksesshëm dhe se, nëse kjo pajisje do të kishte funksionuar, KEK-u do të kishte prodhuar më shumë energji, duke shmangur blerjet nga jashtë.

“Shifra 37 milion është marrë përmes një ekspertize. Ai dëm nuk është i shkaktuar, ato mjete nuk janë humb as nuk mungojnë, as nuk i janë dhënë dikujt. Është dëm hipotetik i bazuar në një hipoteze se sikurse tenderi do të kishte suksese dhe kaldaja të ishte riparuar, atëherë do të prodhonte KEK-u më shumë rrymë dhe s’do të kishte nevojë për blerje nga jashtë…”, ka shtuar avokati i Krasniqit.

Ibrahimaga shtoi se KEK-u tradicionalisht planifikon prodhimin energjetik për secilin vit dhe se asnjëherë blloqet nuk kanë funksionuar të gjitha njëkohësisht për shkak të amortizimit dhe remontit të nevojshëm.

“Kjo nuk qëndron, sepse nëse e marrim vitin paraprak dhe e llogarisim KEK-u sa ka prodhuar energji, atëherë vijmë te shifra e njëjtë sikurse 2021 dhe 2022 që KEK-u ka prodhuar energji. KEK-u s’ka mund me prodhu më tepër. Riparimi i kaldajës është çështje e planifikimit, KEK-u paraprakisht për secilin vit, e planifikon sa do të prodhojë. Asnjëherë blloqet nuk kanë punuar të gjitha sepse nuk ka potencial, sepse janë të vjetër. Secila nga to i nënshtrohet remontit me radhë”.

“Nuk mundesh me llogaritë se sikurse të ishte riparuar kaldaja do të ishte prodhuar kaq rrymë, dhe ky është dëmi. Nuk mundesh me llogaritë ashtu se nuk ka pas rënie të prodhimit të energjisë. Ajo llogaritje është e gabueshme”, ka thënë ndër të tjera Ibrahimaga.

Ndërkohë, seanca e planifikuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Nagip Krasniqit, Ymer Dragushës dhe Isuf Zejnës dështoi për shkak të mungesës së të akuzuarit Ymer Dragusha.

Gjykatësi Rrahman Beqiri tha se, ndonëse ftesa ishte dorëzuar, nuk ishte konfirmuar pranimi i saj. Për këtë arsye, seanca u shty për datën 7 shkurt.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për periudhën 2021-2023, ku të pandehurit akuzohen për veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, zbulimit të fshehtësisë zyrtare dhe ndihmës në keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Kurti takon qytetarët në Prishtinë dhe Vushtrri: Vazhdojmë ditë për ditë, cep më cep

Kurti takon qytetarët në Prishtinë dhe Vushtrri: Vazhdojmë ditë për ditë, cep më cep

Lajme
Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori