LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 6° clearsky_night

Oda Ekonomike Gjermano – Kosovare në partneritet me ITP Prizren ofron dy pako të shërbimeve për bizneset

Oda Ekonomike Gjermano – Kosovare në partneritet me ITP Prizren ofron dy pako të shërbimeve për bizneset

Oda Ekonomike Gjermano – Kosovare ka njoftuar se ofron dy pako të shërbimeve për bizneset.

Në njoftimin e kësaj ode thuhet se në vitin 2024 janë bashkuar forcat me Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) Prizren për të ofruar mbështetje të personalizuar për bizneset brenda ITP-së që synojnë të zgjerojnë aktivitetin e tyre në tregun gjerman, si dhe për investitorët gjermanë të interesuar për të hyrë në tregun kosovar duke u bërë pjesë e ITP-së.

“Me një fokus të veçantë në rritjen ekonomike dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar, ne po ofrojmë dy pako shërbimesh që drejtojnë biznesin tuaj drejt suksesit”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.


Pakoja Soft-Landing, sipas OEGjK siguron një hyrje më të lehtë në tregun e Kosovës, duke filluar nga regjistrimi i biznesit dhe hapja e llogarisë bankare deri te mbështetja për rekrutim dhe njohuritë mbi të bërit biznes në Kosovë, me ç’rast mbulon të gjitha elementet esenciale për një investim të suksesshëm.

Në këtë pako gjithashtu përfshihen asistimi në vendosjen, ndërmjetësimin për krijimin e partneriteteve lokale dhe integrimin në komunitetin lokal të biznesit, duke i ndihmuar ato të ndërtojnë një bazë të qëndrueshme për rritje afatgjatë.

Ndërkaq Shërbimi GoGlobal, sipas OEGjK, ndihmon bizneset të zgjerohen në Gjermani, duke u ofruar njohuri kulturore dhe të tregut, mundësi të personalizuara të rrjetëzimit përmes B2B, dhe mbështetje për regjistrimin e biznesit. Ky shërbim përfshin gjithashtu promovimin në medie digjitale, si publikimin e artikujve në rrjete biznesi gjermane, dhe qasje në udhëtime delegacionesh dhe evente, duke ofruar rrjetëzim dhe dukshmëri në tregun gjerman.

“Duke përfituar nga këto shërbime, bizneset mund të orientohen lehtësisht në tregje të reja, të ndërtojnë partneritete kuptimplota dhe të arrijnë rritje të qëndrueshme”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Në të njëjtën kohë theksohet se Kosova ofron një vendndodhje strategjike në zemër të Europës Juglindore, normë tatimore 10% në të ardhurat e korporatave, procese të thjeshtuara të regjistrimit dhe një fuqi punëtore të re dhe dinamike, duke e bërë atë një destinacion ideal për investime dhe inovacion. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur

Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur

Evropa
Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie

Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie

Magazina
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Evropa
Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli

Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli

Serie A
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’

Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’

Amerika
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori