LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e Martë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të mesme e të larta transparente kryesisht të përqendruara në relievet malore të vendit. Në veriperëndim parashikohen reshje të dobëta shiu në formë pikash në orët e pasdites.

Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 12-25m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë


Parashikohet gjithashtu prezencë e mjegullës së dendur lokale dhe mjegullinës gjatë orëve të para të ditës dhe në mbrëmje, duke sjell dhe vështirësi në shikim.

Temperaturat parashikohen nga -1 në 21 gradë Celsius. /Telegrafi/