Publicisti dhe gazetari Zlatoje Martinov deklaroi se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës po stagnon, pasi autoriteteve në Beograd u përshtatet konflikti i ngrirë. Ai theksoi se përballja me realitetin për statusin e Kosovës është e domosdoshme dhe vlerësoi se është iluzore të pritet një ndryshim i politikës amerikane ndaj Ballkanit.
Martinov mendon se dialogu prej muajsh nuk po lëviz dhe se nuk do të ketë përparim, madje as me emërimin e një përfaqësuesi të ri të posaçëm të BE-së për dialogun. Sipas tij, problemi kryesor është mungesa e interesit në Serbi për të vazhduar bisedimet.
“Autoritetet aktuale nuk kanë interes për negociata. Konflikti i ngrirë u mundëson atyre të manipulojnë narrativat dhe të shmangin përballjen me realitetin”, tha Martinov për RTK-në.
Ai komentoi zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, duke theksuar se pjesëmarrja më e madhe e serbëve në jetën politike mund të sjellë ndryshim, veçanërisht në veri.
Duke folur për kërkesën ndaj Serbisë që të zbatojë marrëveshjet tashmë të arritura, të cilat paraqesin një njohje de fakto të Kosovës, Martinov theksoi se pranimi i realitetit është thelbësor për vazhdimin e dialogut.
“Kosova është e pavarur prej kohësh, një fakt që është pranuar nga më shumë se njëqind shtete, përfshirë të gjitha fuqitë e mëdha, përveç Rusisë dhe Kinës. Nëse Beogradi vazhdon të këmbëngulë se Kosova është pjesë e Serbisë, bisedimet do të mbeten në ngërç. Dialogu duhet të fillojë nga faktet dhe jo nga ambiciet joreale”, theksoi ai.
Martinov vuri në dukje keqkuptimet për një ndryshim të mundshëm të politikës amerikane ndaj Kosovës me rikthimin e Donald Trumpit në krye të SHBA-së.
“Lidhjet mes Kosovës dhe SHBA-së janë të forta dhe të qëndrueshme. Trump nuk do ta ndryshojë këtë politikë. Administrata e tij po merret me sfida globale, si Kina, Tajvani, Lindja e Mesme dhe lufta në Ukrainë. Çështja e Kosovës nuk është prioritet”, tha Martinov.
Duke iu referuar protestave antiqeveritare në Serbi, Martinov theksoi rëndësinë e tyre dhe ndikimin në destabilizimin e autoriteteve.
“Këto protesta, veçanërisht bllokadat e organizuara nga studentët, përfaqësojnë një prerje të thellë në trungun e regjimit. Autoritetet kanë humbur orientimin, ndërsa dhuna dhe kompromiset nuk po japin rezultat. Energjia dhe këmbëngulja e studentëve janë kyçe”, vlerësoi ai.
Megjithatë, Martinov mendon se është e nevojshme artikulimi politik i qëllimeve të protestave për të përcaktuar drejtimin e tyre.
“Protestat kanë hapur shpresën për ndryshim, por tani është thelbësore të përcaktohen qëllimet dhe drejtimi politik”, përfundoi Martinov.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij