LAJMI I FUNDIT:

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat në Serbi janë zgjeruar dhe që nga dita e djeshme kanë nisur edhe greva. Analistët atje thonë se gjendja është e tensionuar dhe mund të eskaloj, kurse në Kosovë në këtë kohë kërkojnë maturi në veprimet e Qeverisë sidomos në veri të vendit

Protestat e studentëve serb në Beograd që nisen para rreth dy muajsh kanë marr përmasa tjera, jashtëzakonisht të mëdha e që mbi të gjitha kanë një kërkesë -largimin nga pushteti të Presidentit Aleksandar Vuçiq.

Studentëve disa ditë më parë iu bashkuan edhe akademikët serb që u bënë thirrje zyrtare të gjithë qytetarëve të përfshihen në “një mosbindje të përgjithshme civile” e një ditë më parë filloi edhe  ndërprerja e plotë e punës dhe mospjesëmarrje në transaksionet e tregut gjatë gjithë ditës.


Nga këto protesta analisti serb Dushan Janjiq thotë se ka vetëm dy alternativa.

“Kriza është e lartë, ajo që shpresoj unë është që të mos zbatohet ligji i Marshallit, sepse kjo do të nënkuptonte atë që disa njerëz të qeverisë po e thonë e që është lufta civile, kurse zgjidhja tjetër është një zgjidhje paqësore dhe demokratike, e cila do të marrë kohë më shumë, por që është më ideale”, ka thënë Dushan Janjiq, analist politik.

E në Prishtinë, profesori universitar Milazim Krasniqi mendon se Vuçiqi pa dhunë nuk largohet nga pushteti.

Ai shton se megjithkëtë, ai nuk ka më potencial që krizën ta dërgojë në Kosovë ose Bosnje por institucionet e Kosovës duhet të jenë të matura me veprimet.

”Të vetmen gjë që duhet të bëjë Kosova është të mos involvohet me asgjë në këtë skenar dhe pra mos të provokoj asgjë në veri dhe në këtë mënyrë Serbia të jetë e ballafaquar me krizën e vet”, ka thënë Milazim Krasniqi, profesor universitar.

Protestave në Serbi, që nisën për shkak të tragjedisë në stacionin në Novi Sad, në mbështetje iu dolën edhe dhjetëra serb një ditë më parë ne veri të Kosovës./Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Kalo në kategori