LAJMI I FUNDIT:

Pikat e vaksinimit në RMV po përballen me mungesë stafi

Pikat e vaksinimit në RMV po përballen me mungesë stafi

Pikat e vaksinimit në mbarë vendin po përballen me mungesë të stafit. Nga Unioni që e udhëheq Sindikatën e Shoqatës së infermierëve, teknikëve, mamive dhe infermierëve stomatolog “Për ne” në një deklaratë për Agejncionin Informativ të Lajmeve thanë se në territorin e Qytetit të Shkupit, por edhe në vend në përgjithësi, ka mungesë të madhe të infermierëve, duke përfshirë dhe pikat e vaksinimit. Nga Ministria e Shëndetësisë, theksojnë se po punohet për sigurimin e stafit të nevojshëm në të gjitha institucionet shëndetësore.

Sipas të dhënave që disponon Sindikata që e udhëheq Sindikatën e Shoqatës së infermierëve, teknikëve, mamive dhe infermierëve stomatolog “Për ne”,  në Komunën e Gazi Babës, si një nga komunat më të mëdha me numër të madh pikësh, ka mungesë të infermiereve në ambulancat parashkollore dhe shkollore, ndërsa në Komunën e Prilepit mungojnë dy, ose katër infermierë në këto ambulanca.

Gordana Beshliovska, kryetare e Sindikatës që e udhëheq Sindikatën e Shoqatës së infermierëve, teknikëve, mamive dhe infermierëve stomatolog “Për ne”, thotë për MIA-n se në këtë pikë, një nga zgjidhjet e mundshme për tejkalimin e problemit është risistemimi i duhur.


“Nga komunat ku ka numër të mjaftueshëm dhe të panevojshëm të infermierëve, të rishpërndahen në qendrat shëndetësore ku mungojnë në territorin e Qytetit të Shkupit. Për shembull, me rastin e Komunës së Prilepit, ku deri më 15 janar dolën në pension gjashtë mjekë nga ordinancat koncesionare, duke lënë pas infermierët që aktualisht janë të papunë. Me punësimin e tyre si infermierë me përvojë, deficiti mund të plotësohet menjëherë”, thekson Beshliovska.

Një nga zgjidhjet kryesore, siç shton Beshliovska, është organizimi i vazhdueshëm i konkurseve për punësim, jo ​​vetëm në këtë fushë, por në të gjitha nivelet në sistemin shëndetësor.

“Edhe atë jo vetëm në këtë fushë, por edhe në shërbimet e patronazhit, si dhe në njësitë e shtrimit në nivelet dytësore dhe terciare të sistemit shëndetësor. Përfundimi është se parandalimi është ende më i rëndësishmi. Vetëm një gram parandalim parandalon tonelata trajtime dhe më e rëndësishmja për ne është që të bëjmë gjithçka për të mirën e shfrytëzuesve të shërbimeve, përkatësisht të pacientëve”, thekson Beshliovska.

AIM i është drejtuar edhe Ministrisë së Shëndetësisë, duke kërkuar përgjigje nëse ka mungesë të perosnelit në pikat e vaksinimit në mbarë vendin. Në përgjigjen që morëm nga atje thuhet se të gjitha pikat funksionojnë sipas nevojave të popullatës dhe vaksinimi po kryhet pa probleme.

“Ministria e Shëndetësisë po punon në vazhdimësi për sigurimin e perosnelit të nevojshëm në të gjitha institucionet shëndetësore. Trajnimi i stafit të vaksinimit është duke u zbatuar në vazhdimësi, janë fuqizuar kapacitetet infrastrukturore, për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave dhe për të siguruar vaksinim të pandërprerë dhe efikas në të gjithë vendin”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kalo në kategori