Luisa Boshnjaku e njohur me emrin artistik “LUI$A” sapo ka nënshkruar një marrëveshje globale me Broke Records e cila është aktualisht një nga shtëpitë muzikore të pavarura që po zgjerohet më së shpejti në botë.
LUI$A e cila njihet për stilin e saj unik, është artiste e zhanrit alternative-pop e rritur në Prishtinë, dhe është njëherësh vajza e producentit të njohur, Florent Boshnjaku.
Përmes kompanisë së menaxhimit të artistëve “Three60 Music”, LUI$A ka arritur të nënshkruajë një kontratë për publikimin e dy EP-ve, secila me nga pesë këngë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në karrierën e saj.
Muzika e saj është një përzierje mes eksperimentalizmit elektronik dhe popit komercial, me frymëzim nga ikona të ndryshme si FKA Twigs, Madonna dhe A$AP Rocky, si dhe kultura e gjallë e jetës së natës që ka formësuar rrugëtimin e saj krijues.
Udhëtimi i saj muzikorfilloi në SoundCloud në moshën 12 vjeçare, ku ajo ndau për herë të parë “beat-et” e saj trip-hop si një producente e re. Me kalimin e kohës, ajo kaloi në shkrimin e këngëve,duke filluar ti ndaj këngët e saj origjinale me botën. Performancën e parë e pati gjatë pandemisë në VFILES PTA Remote Sessions në 2020, ku eventualisht nga skenat virtuale filloi me shfaqje të drejtpërdrejta në vende ikonike si Madame Siam dhe The Peppermint Club në Los Angeles.
Në vitin 2022, LUI$A u diplomua në LAAMP (Akademia e Los Anxhelosit për Artistët dhe Prodhimin e Muzikës), e themeluar nga dyshja fitues të çmimeve Grammy, producentët Stargate, të njohur për hitet e tyre me Beyoncé, Rihanna dhe Charli XCX. Gjatë kohës së saj në LAAMP, ajo morri çmimin “Artistja e Vitit” ku pati mundësinë të mentorohet nga profesionistë të industrisë si Benny Blanco, Jozzy dhe Jimmy Napes, përvoja që i ndihmuan në përsosmërinë e aftësitëve të saj dhe thelluan të kuptuarit e saj për prodhimin muzikor dhe shkrimin e këngëve.
Arti i LUI$A është thellësisht i inspiruar nga skena e muzikës dhe artit të Kosovës, ku ajo ka bashkëpunuar me shumë dizajnerë, artistë vizualë dhe muzikantë vendas. Me njohuri të madhe të kulturës kreative të Kosovës, ajo frymëzohet shumë nga rikthimi i kulturës së rave dhe muzikës elektronike. Ky kontakt me jetën e natës në Evropën Lindore dhe energjinë e saj të veçantë është shndërruar në një shtyllë të rëndësishme të rrëfimit të saj artistik, duke u reflektuar qartë në temat që trajton muzika e saj.
Që nga viti 2023 LUI$A është duke ndjekur mësimet në një prej shkollave më prestigjioze të muzikës në botë, “Roc Nation School of Music, Sports & Entertainment”, e themeluar nga artisti dhe biznismeni i njohur Jay-Z. Ajo ka arritur të sigurojë një bursë të plotë, duke u bërë pjesë e një ambienti frymëzues të mbushur plot mundësi për artistët të rinj të talentuar. Kjo shkollë jo vetëm që njihet për standardet e saj të larta akademike dhe artistike, por edhe për përkushtimin ndaj formimit të artistëve si liderë të ardhshëm në industrinë e muzikës dhe argëtimit.
Për më shumë, LUI$A ka disa projekte shumë interesante, të cilat priten të lansohen gjatë këtij viti dhe të kenë një ndikim të rëndësishëm në karrierën e saj artistike. Projektet përfshijnë bashkëpunime të reja dhe krijime origjinale gjithmonë duke pasqyruar stilin e saj unik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDriloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
Momenti kur Vullneti surprizon familjen dhe uron ditëlindjen e babait të tij në Negroc
Diana dhe Arioni bëjnë paraqitjen e parë televizive, tregojnë nëse janë ende në lidhje
Xuxi, finalisti i radhës që eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova