LAJMI I FUNDIT:

Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë

Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka filluar procesin e tërheqjes së pakove me fletëvotime nga kutitë postare në qytetet Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë.

Ky proces është pjesë e përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Sipas njoftimit të KQZ-së, më 23 janar 2025 janë tërhequr:


6,054 pako me fletëvotime nga Shtutgarti, Gjermani, të cilat janë dërguar në Konsullatën e Kosovës në këtë qytet dhe janë vendosur në dhomën e sigurisë nën mbikëqyrje të vazhdueshme.

80 pako nga Podgorica, Mali i Zi, të cilat janë transportuar si pako diplomatike dhe janë vendosur në objektin e KQZ-së në Kosovë.

712 pako nga Vjena, Austri, që do t’i nënshtrohen procedurave të mëtejshme të vlerësimit.

Procesi i tërheqjes është realizuar nën mbikëqyrjen e anëtarëve dhe stafit të KQZ-së, vëzhguesve të akredituar të subjekteve politike dhe përfaqësuesve të autorizuar të përfaqësive diplomatike.

KQZ ka bërë të ditur se të gjitha pakot me fletëvotime do të sillen në Kosovë gjatë ditëve në vijim dhe do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit për të verifikuar nëse i përkasin votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat e nevojshme.

Numërimi i këtyre fletëvotimeve do të bëhet në një fazë të mëvonshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pas ditës së zgjedhjeve.

Për të mundësuar votimin përmes postës, KQZ ka hapur kuti postare në 22 shtete të ndryshme të botës, përfshirë Kosovën.

Me qëllim të mundësimit të votimit përmes postës janë duke funksionuar kutitë postare në 22 shtete të ndryshme të botës, përfshirë dhe kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

Periudha e votimit përmes postës për të votuar nga jashtë Kosovës do të përfundojë më 8 shkurt 2025.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 09.02.2025.

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori