LAJMI I FUNDIT:

Dimitrievski: Miratimi i Platformës për unitet kombëtar i nevojshëm për shtetin

Dimitrievski: Miratimi i Platformës për unitet kombëtar i nevojshëm për shtetin

Lideri i ZNAM, Maksim Dimitrievski sot ka deklaruar se miratimi i Plarformës për unitet kombëtar i nevojitet shtetit dhe se ka biseduar me përfaqësues të partive politike për miratimin e tij, por se biseda precize do të ndodhnin në nivel të delegacioneve të partnerëve.

“Kjo nuk është vetëm platformë për unitet nacional, por unitet i përgjithshëm në nivel të kombit që na përket edhe neve maqedonasve si komb shtetformues, si dhe për të gjitha komunitetet etnike që jetojnë në vendin tonë. Maqedonia meriton të ecë përpara, ndërsa kjo është një nga platformat qëllim mira. Në të kaluarën ka pasur tentativa të këtilla, por për fat të keq kanë ardhur nga majtas ose nga djathtas dhe gjithmonë përmes rrugës politike janë hedhur poshtë”, tha Dimitrivski në përgjigjen e pyetjes s gazetarëve, se cilat janë sinjalet nga partitë politike për atë se nëse mund të miratohet platforma.

Përkujtoi se ZNAM tashmë e ka ngritur këtë platformë para partnerëve të koalicionit me të cilët particiojnë në punën e Qeverisë dhe se presin përgjigje nga ata.


“Ka pasur komente fillestare. Dhe do të jetë një proces, nuk do të ndodhë brenda natës. Dhe pastaj do të përpiqemi t’i shpjegojmë sërish opozitës se kjo platformë është e dobishme për shtetin dhe për të gjithë ne, se do t’u japë fund disa problemeve që janë zvarritur nga e kaluara dhe se stereotipat do të kapërcehen dhe ne do të ecim përpara së bashku”, dhe ky do të jetë një dokument statik, në bazë të të cilit do ta miratonim në Kuvend, nuk do të merreshim më me politikë”, tha Dimitrievski pas takimit në Kumanovë me ambasadorin e BE-së, Mihalis Rokas.

ZNAM në dhjetor e prezantoi Platformën nacionale për unitet nacional para të gjitha partive politike. Qëllimi i platformës, sipas liderit të ZNAM, Dimitrievski është q’i bashkojë faktorët politikë dhe të definojë linjat e kuqe për interesat kombëtare maqedonase.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn

Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn

Drejtësi
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Kalo në kategori