LAJMI I FUNDIT:

Vendosni patate në këpucë, truku që do t’ju ‘shpëtojë jetën’

Vendosni patate në këpucë, truku që do t’ju ‘shpëtojë jetën’

Mund të jetë zhgënjyese që sapo të ktheheni nga dyqani të shihni se këpucët e sapo blera duken më të ngushta.

Në ato momente ju duket kinse këpucët janë tkurrur duke ju lënë me pikëpyetje të mëdha edhe nëse përkon me numrin tuaj të këmbës.

Kjo në shumicën është e pashmangshme dhe përshtatmëria varet nga një sërë faktorësh.


Por çfarë mund të bëni që t’i zgjeroni ato e sidomos tek gishtërinjtë?

Për fat të mirë ekziston një truk që mund të jetë i dobishëm dhe kjo teknikë ka për qëllim të zgjerojë pjesën e përparme të këpucës duke u dhënë gishtave tuaj më shumë hapësirë.

Merrni dy patate që lehtësisht futen në këpucët tuaj. Qëroni ato dhe mbështillini secilën me faculetë apo me gazetë.

Vendosni në këpucë dhe lërini ashtu gjatë gjithë natës. Gjatë kësaj periudhe, patatet do të thahen dhe do të zgjerojnë këpucët tuaja.

Përveç shtrirjes së këpucëve, patatet mund të thithin edhe aromat e pakëndshme nga këpucët. Kjo teknikë funksionon veçanërisht mirë me këpucët prej lëkure. Nëse keni këpucë të bëra prej pëlhure, mund të jetë pak më e vështirë. /Telegrafi/