LAJMI I FUNDIT:

Monitorimi i mediave, rrjeteve sociale dhe dezinformatave – prioritet për Misionin e BE-së gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Monitorimi i mediave, rrjeteve sociale dhe dezinformatave – prioritet për Misionin e BE-së gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Shefja e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (EU EOM), Nathalie Loiseau në një intervistë për Telegrafin ka folur për procesin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Loiseau ka ndarë pikëpamjet e saja edhe për fushatën zgjedhore dhe raportimin e mediave në këtë rast.

Ajo ka theksuar se Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve përfshin një ekip të përkushtuar monitorues të medias që ekzaminon nga afër një mostër të mbulimit të mediave transmetuese gjatë fushatës zgjedhore.


“Fokusi ynë është në vlerësimin nëse media i ofron elektoratit informacion adekuat dhe mbulim të drejtë të të gjithë aktorëve të zgjedhjeve, duke përfshirë partitë politike, kandidatët dhe qeverinë”, ka deklaruar Loiseau.

Loiseau ka shtuar se për të arritur këtë vlerësim do të analizojnë një mostër përfaqësuese të mediave transmetuese dhe online, duke përfshirë kanalet televizive në gjuhën serbe.

“Analiza jonë është sasiore dhe cilësore, duke vlerësuar kohën dhe tonin e programeve që u ndahen aktorëve politikë. Kjo na ndihmon të vlerësojmë nëse media synon mbulim të balancuar dhe i siguron elektoratit informacion të mjaftueshëm për të bërë zgjedhje të informuara. Gjetjet do të jenë pjesë përbërëse e vlerësimit tonë përfundimtar, pasi mbulimi mediatik i fushatës luan një rol kryesor në transparencën dhe drejtësinë në procesin zgjedhor”, ka deklaruar Loiseau për Telegrafin.

Partitë politike, fushata zgjedhore e mediat ‘në llupën” e BE-së, flet Nathalie Loiseau, shefe e misionit për zgjedhje
Lexo po ashtu Partitë politike, fushata zgjedhore e mediat ‘në llupën” e BE-së, flet Nathalie Loiseau, shefe e misionit për zgjedhje

Shefja e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve ka shprehur shqetësimin e saj edhe për situatën e krijuar në Komisionin e Pavarur të Mediave.

“Si pjesë e kësaj, ne po e përcjellim nga afër edhe situatën e KPM-së, e cila aktualisht është e paqartë. Jemi duke e vlerësuar situatën dhe nëse ka implikime në procesin zgjedhor”, tha ajo.

Nathalie Loiseau, gjithashtu bëri të ditur se përveç monitorimit të mediave në aspektin e raportimit për fushatën zgjedhore, Misioni i BE-së do të monitorj edhe qështjen e keqinformimit, propagandës dhe dezinformatave.

“Natyrisht, ne jemi të vetëdijshëm për keqpërdorimin e mundshëm të mediave sociale, veçanërisht rreth zgjedhjeve. Kjo është një çështje që prek shoqëritë kudo, jo vetëm në Evropë apo Kosovë. Misioni (EU EOM) I BE-së ka një ekip të përkushtuar ndaj mediave sociale që monitoron përmbajtjen që vijnë nga burime të ndryshme, si nga komunitetet shumicë ashtu edhe nga ato joshumicë”, ka deklaruar Loiseau.

Loiseau ka shtuar se përveç dezinformatave dhe keqinformimimit, po monitorojnë edhe gjuhën nxitëse dhe nënçmuese dhe gjuhën e urrejtjes, si dhe portretizimin në rrjetet sociale të grave, personave me aftësi të kufizuara dhe komuniteteve LGBTQ në kontekst të zgjedhjeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Haradinaj pritet në Pentagon

Haradinaj pritet në Pentagon

Lajme
Kalo në kategori