LAJMI I FUNDIT:

Pas një përplasje fatale, Koreja e Jugut do të heqë barrierat e betonit pranë pistave

Pas një përplasje fatale, Koreja e Jugut do të heqë barrierat e betonit pranë pistave

Pas një përplasjeje fatale, Koreja e Jugut do të heqë barrierat e betonit pranë pistave

Koreja e Jugut do të ndryshojë barrierat e betonit të përdorura në shtatë aeroporte në të gjithë vendin, pas rrëzimit të aeroplanit në dhjetor ku humbën jetën 179 persona.

Shtatë aeroporte gjithashtu do të përshtaten zonat e tyre të sigurisë së pistës, pas një rishikimi të të gjithë aeroporteve të Koresë së Jugut që u krye pas rrëzimit – më vdekjeprurësi në historinë e vendit, transmeton Telegrafi.


Aeroplani i aviokompanisë Jeju Air po sillte pasagjerë në shtëpi nga Tajlanda pas Krishtlindjeve, kur bëri një ulje emergjente në aeroportin Muan dhe shpërtheu pasi u përplas në një pengesë betoni në fund të pistës.

Shkaku i rrëzimit është ende i panjohur, por ekspertët e sigurisë ajrore kishin thënë më herët se numri i viktimave mund të ishte shumë më i ulët, po të mos përplasej në barrierën e betonit.

Struktura e betonit mban një sistem navigimi që ndihmon uljen e aeroplanëve – i njohur si lokalizues. Ministria e Transportit e Koresë së Jugut, tha se ky sistem mund të gjendet edhe në aeroporte të tjera në vend dhe madje edhe jashtë saj.

Inspektorët e sigurisë tani kanë identifikuar nëntë nga këto sisteme, të cilat sipas tyre duhet të ndryshohen. Këto përfshijnë sistemet në Muan dhe aeroportin ndërkombëtar Jeju, i cili është aeroporti i dytë më i madh i vendit.

Ata po kërkojnë ose të zëvendësojnë bazat e betonit me struktura më të lehta ose t’i fusin ato nën tokë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Amerika
Netanyahu niset drejt SHBA-së për një takim me Trumpin

Netanyahu niset drejt SHBA-së për një takim me Trumpin

Botë
Kalo në kategori