LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 2° partlycloudy_night

Ankesat e banorëve për mungesën e ujit në Bërnicë të Ulët, deklarohen nga KRU “Prishtina”

Ankesat e banorëve për mungesën e ujit në Bërnicë të Ulët, deklarohen nga KRU “Prishtina”

Banorët e fshatit Bërnicë e Ulët kanë ngritur shqetësimin e tyre lidhur me furnizimin e pamjaftueshëm me ujë të pijshëm, duke theksuar se që prej disa muajsh po përballen me ndërprerje të shpeshta të ujit gjatë natës. Ata kanë deklaruar se uji ndalet çdo mbrëmje nga ora 21:00 deri në 01:00 të mëngjesit, dhe kjo situatë po u shkakton vështirësi të mëdha në jetën e përditshme. 

Nga ana tjetër, përfaqësues të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” kanë reaguar ndaj këtyre ankesave dhe kanë shpjeguar se nuk ka mungesë të ujit, por se problemi lidhet me rënien e shtypjes së ujit.

Fevzi Jetullahu, menaxher i rrjetit në KRU “Prishtina”, ka sqaruar se në atë pjesë të rajonit ndodhet një stacion pompimi i cili shtyn ujë për Prishtinë.


“Ne e kemi një stacion pompimi që shtyn ujë për Prishtinë, dhe normal që bie shtypja e ujit në Bërnicë, por nuk ndalet”, tha ai.

Banorët e fshatit Bërnicë e Ulët ankohen se që nga shtatori po përballen me mungesë të ujit
Lexo po ashtu Banorët e fshatit Bërnicë e Ulët ankohen se që nga shtatori po përballen me mungesë të ujit

Ndryshe, banorët e fshatit Bërnicë e Ulët kishin deklaruar se uji ndalet nga ora 21:00 deri 01:00, dhe që kjo po u shkakton vështirësi gjatë përditshmërisë së tyre./Telegrafi/