LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Miratimi i Ligjit për Fëmijët është antikushtetues dhe kundër Marrëveshjes së Ohrit

Ahmeti: Miratimi i Ligjit për Fëmijët është antikushtetues dhe kundër Marrëveshjes së Ohrit

Kryetrari i BDI-së, Ali Ahmeti miratimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve e cilëson si skandaloz dhe se është prekur statusi i gjuhës shqipe.

Ahmeti thotë në këtë ligj është dekraduar gjuha shqipe, ku nga gjuhë e detyrueshme zyrtare është shndërruar në gjuhë me kërkesë të palës përfituese.

“Vendimi i djeshëm i shumicës parlamentare pa legjitimitet etnik për ta degraduar pozicionin e gjuhës shqipe në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, nga gjuhë e detyrueshme zyrtare në gjuhë me kërkesë të palës përfituese, është skandaloz, antikushtetues dhe në kundërshtim të plotë me frymën e Marrëveshjes së Ohrit.


Ky hap është vazhdimësi e rrënimit sistematik të Marrëveshjes së Ohrit dhe për ne ky vendim është i papranueshëm.

Kjo zgjidhje përfaqëson një hap prapa në përpjekjet tona për barazi dhe drejtësi.

Shqiptarët nuk do të pranojnë asnjë tentativë për të cenuar të drejtat e garantuara dhe për të kthyer vendin drejt ndarjeve të së shkuarës”, shkruan Ahmeti në Facebook./Telegrafi/