LAJMI I FUNDIT:

Lumbardh Salihu: Është koha që të kërkojmë paga dinjitoze dhe kushte pune që respektojnë të drejtat e punëtorëve

Lumbardh Salihu: Është koha që të kërkojmë paga dinjitoze dhe kushte pune që respektojnë të drejtat e punëtorëve

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Lumbardh Salihu, ka premtuar kushte më të mira për punëtorët.

Në Facebook, ai ka publikuar një video ku ka thënë se shumë të rinj po punojnë për paga të ulëta, prandaj duhet bërë ndryshimi, transmeton Telegrafi.

“Shumë të rinj punojnë për paga të ulëta, dhe në kushte që nuk respektojnë dinjitetin e tyre. Është koha që të kërkojmë paga dinjitoze dhe kushte pune që respektojnë të drejtat e punëtorëve.  Një punë dinjitoze, është e drejtë jo privilegj, bëhu ndryshimi”, thotë ai.


Lumbardh Salihu mban numrin 77 në listën e LDK-së./Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar