LAJMI I FUNDIT:

“Kur doli Gjesti, m’u prenë këmbët”, Xheneta vazhdon të flasë për largimin e banorit

“Kur doli Gjesti, m’u prenë këmbët”, Xheneta vazhdon të flasë për largimin e banorit

Xheneta ka vazhduar të flasë për Gjestin edhe pas largimit të tij nga “Big Brother VIP Kosova”.

Gjatë një bisede me Edonën, Xheneta ka shpërthyer në emocione, duke treguar se sa e vështirë ishte për të kur Gjesti u largua nga shtëpia.

Ajo ka thënë: “Kur loja është shumë fuqishme, është shumë e vështirë të mbijetosh, sepse gjithmonë dikush bie. Kur doli Gjesti, m’u prejtën këmbët, sikur të ma heqin një krah”.


Foto: Screenshot/YouTube

Ajo ka shtuar se e dinte që Gjesti kishte mundësinë të largonte disa banorë dhe se ajo vetë mund të kishte qëndruar deri në fund, duke qenë bashkë me të.

Xheneta ka theksuar gjithashtu se Gjesti, nëse nuk kishte një strategji, dinte ta acaronte dhe të mësonte pikat e dobëta të të tjerëve, duke e bërë atë më të vështirë për të luftuar.

“Derisa edhe mua më ka mësuar, thosha me vete: më mirë është ai të luftojë, sepse mua nuk më konvenonte kur ai bëhej i mirë me banorët”, ka thënë Xheneta.

Ajo ka kujtuar gjithashtu fillimet e saj në shtëpi, duke thënë se në natën e parë, kur hyri, “klikin” e parë e ka pasur me Gjestin, dhe se ata ishin thirrur bashkë në dhomën e rrefimit dhe kishim marrë valixhet bashkë.

Xheneta ka shprehur se kishte dëgjuar shumë këngë të Gjestit edhe jashtë shtëpisë, duke e bërë marrëdhënien e tyre më të veçantë. /Telegrafi/