Dy gjyqtarë të shquar të Gjykatës së Lartë të Iranit janë vrarë në një sulm në selinë e gjykatës, sipas burimeve zyrtare të gjyqësorit.
Viktimat u identifikuan si Ali Razini dhe Mohammad Moghiseh. Një gjyqtar i tretë gjithashtu u plagos gjatë sulmit, i cili ndodhi në Pallatin e Drejtësisë në Teheran.
Shërbimi për shtyp i gjyqësorit iranian raportoi se një person i armatosur kishte “infiltruar Gjykatën e Lartë në një akt të planifikuar për të vrarë dy gjyqtarë”.
Motivi i sulmit mbetet i paqartë, shkruan reuters.
Hetimet fillestare zbuluan se sulmuesi nuk kishte ndonjë çështje të hapur në gjykatë dhe as ndonjë lidhje tjetër, sipas raportimit të shërbimit për shtyp të gjyqësorit.
Gjykata e Lartë është autoriteti më i lartë gjyqësor në Iran, me kryetarin e saj të emëruar nga lideri suprem. Me seli në Teheran, ajo ka degë në të gjithë vendin.
Shërbimi për shtyp i gjyqësorit raportoi se sulmuesi “shpejt kreu vetëvrasje” pas të shtënave, megjithëse kjo nuk është konfirmuar.
Raporte të tjera nga mediat iraniane treguan se autori i krimit ishte një pjesëtar i një “forcë sigurie të infiltruar,” i cili fillimisht plagosi një truprojë me thikë, i rrëmbeu armën dhe më pas kreu vrasjet.
Të dy viktimat mbanin pozita të rëndësishme në sistemin e fuqishëm gjyqësor të Iranit. Gjyqtari Mohammad Moghiseh kishte gjykuar shumë çështje politike, përfshirë ato të mbështetësve të Lëvizjes së Gjelbër të opozitës në vitin 2009. Ai ishte subjekt i sanksioneve nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për shkelje të të drejtave të njeriut.
Gjyqtari Ali Razini kishte shërbyer në shumë pozita të larta dhe ishte akuzuar nga opozita iraniane për përfshirje në një seri vrasjesh jashtëgjyqësore të të burgosurve politikë në vitin 1988. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParalajmëron Netanyahu: Izraeli nuk do ta çojë përpara marrëveshjen e armëpushimit pa listën e pengjeve
SpaceX "humbet" raketën "më të madhe dhe më të fuqishme në botë" - disa minuta pas ngritjes nga Teksasi
Kanali i Panamasë, sfidat e ndërtimit të një lidhjeje midis oqeaneve
Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë
Trump në një bisedë telefonike me liderin kinez Xi Jinping përpara betimit - çfarë biseduan ata?
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake