LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 1° clearsky_night

Zyra e Prokurimit në Komunën e Prizrenit vjet ka përmbushur pjesën dërrmuese të planit të punës

Zyra e Prokurimit në Komunën e Prizrenit vjet ka përmbushur pjesën dërrmuese të planit të punës

Plani i punës së Zyrës së Prokurimit të Komunës së Prizrenit për vitin e shkuar është përmbushur në pjesën dërrmuese. Bazuar në kontratat e nënshkruara deri në fillim të dhjetorit të vitit 2024 ky plan është përmbushur mbi 80%.

Sipas Raportit vjetor të Kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj, del se Zyra e Prokurimit deri më datën 2 dhjetor 2024 ka nënshkruar kontrata në vlerë mbi 22 milionë euro. Ndërkaq Plani i prokurimit për vitin e shkuar ka paraparë nënshkrimin e 253 kontratave me vlerë afër 27 milionë euro.

“Janë iniciuar gjithsej 195 procedura të prokurimit në të cilat përfshihen: punë, shërbime si dhe furnizime të vlerave të vogla, të mesme dhe të mëdha si dhe janë zhvilluar 55 procedura të vlerave minimale”, thuhet në raport, raporton Telegrafi.


Aty theksohet se gjithsejtë janë nënshkruar 236 kontrata.

“Prej tyre 27 kontrata janë të vitit fiskal 2023; 15 aneks kontrata në procedurat e prokurimit të vitit 2023 dhe 2024;  236  kontratat e nënshkruara  janë të vlerave minimale, vlerave të vogla, vlerave të mesme dhe vlerave të mëdha e në të cilat përfshihen: punë shërbime furnizime dhe konkurse projektimi si dhe janë vlera të procedurave njëburimore pa publikim të njoftimit për kontratë ( aneks kontrata). Vlera totale e kontratave të nënshkruara për vitin fiskal 2024 deri me 02. 12. 2024 është 22,222,242.45 euro”.

Në të njëjtën kohë janë shpalosur edhe të dhënat lidhur me kërkesat për rishqyrtim.

“Në procedurat e prokurimit për vitin fiskal 2024 janë dërguar gjithsej 74 kërkesa për rishqyrtim. Janë ngritur në sistem 135 vendime të autoritetit kontraktues lidhur me kërkesat për rishqyrtim të operatorëve ekonomikë”, shkruan në raport, raporton Telegrafi.

Ndërkaq 89 ankesa janë parashtruar në OShP.

“Në procedurat e prokurimit për vitin fiskal 2024 janë parashtruar gjithsejtë 89 ankesa. Për 66 sosh është bërë zgjidhje lidhur me ankesën, ndërsa 23 ankesa janë në proces të pritjes së vendimeve të OSHP së për procedim të mëtejmë”, thuhet në raport.

Zyra e Prokurimit në Planin e punës për vitin 2025 ka paraparë nënshkrimin e 222 kontratave me vlerë të përgjithshme prej 36 milionë eurove. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ngrënia e këtij fruti një orë para gjumit mund t'ju ndihmojë të bini në gjumë më shpejt

Ngrënia e këtij fruti një orë para gjumit mund t'ju ndihmojë të bini në gjumë më shpejt

Shëndetësi
Drenusha dhe Gresa jashtë finales, reagon Xhuli: Nuk e di a guxoj ta them, por në BBVK jo gjithçka shkon sipas votave të publikut

Drenusha dhe Gresa jashtë finales, reagon Xhuli: Nuk e di a guxoj ta them, por në BBVK jo gjithçka shkon sipas votave të publikut

Magazina
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave

Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave

Përfaqësueset
Shokon Driloni, tregon pa dashje se ka marrë informacione nga jashtë përmes banorëve të rinj

Shokon Driloni, tregon pa dashje se ka marrë informacione nga jashtë përmes banorëve të rinj

Magazina
Parashqevi Simaku më në fund pranon të kurohet, bëhet e ditur se ajo ka filluar terapinë në spitalin psikiatrik

Parashqevi Simaku më në fund pranon të kurohet, bëhet e ditur se ajo ka filluar terapinë në spitalin psikiatrik

Magazina
Milaimi pretendon se Driloni dhe Xheneta janë të virgjër, ndërsa tregon se vetë ka pasur vetëm tri të dashura

Milaimi pretendon se Driloni dhe Xheneta janë të virgjër, ndërsa tregon se vetë ka pasur vetëm tri të dashura

Magazina
Kalo në kategori