LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Maqedonisë miratoi disa zgjidhje ligjore në kuadër të seancës së 30-të

Kuvendi i Maqedonisë miratoi disa zgjidhje ligjore në kuadër të seancës së 30-të
Kuvendi i Maqedonise. Foto: Lirim Shabani

Kuvendi në kuadër vazhdimit të sotëm të seancës së 30-të, pa debat miratoi disa zgjidhje ligjore, ndër të cilat edhe Propozim-vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL”, në Republikën e Libanit.

Zëvendës-ministrja e Mbrojtjes, Elfet Ismaili sqaroi se në këtë mision do të dërgohen dy pjesëtarë të Armatës në një periudhë prej gjashtë muajsh, llogaritur nga muaji shkurt deri në muajin gusht të vitit 2025. Shpenzimet financiare për transportin, pagat dhe konpensimet e pagave dhe shpenzimet logjistrike të pjesëtarëve të Armatës për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar, i siguron Ministria e Mbrojtjes. Përgatitjet dhe organizimin e pjesëtarrëve të Armatës për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar i kryen Ministria e Mbrojtjes. Ky vendim hy në fuqi ditën e ardhshme nga dita e shpalljes në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.


Pa debat, me 61 vota “pro”, pa të abstenuar dhe asnjë votë kundër, u votuan Propozim-vendimi për shpalljen e konkursit publik për emërimin e anëtarit e Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës, Propozim-vendimi për shpalljen e konkursit publik për emërimin e anëtarit të Komisionit shtetoror për vendimmarje në Procedurën Administrative, Procedurën e Marrëdhënies së Punës dhe Mbikëqyrje inspektuese në shkallë të dyte, të dorëzuar nga deputeti Gjorgjija Sajkovski dhe Propozim-vendimi për zgjedhjen e zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i dorëzuar nga Gjorgjija Sajkovski.

Me 62 vota “për”, pa asnjë votë kundër dhe pa abstenim, Kuvendi e miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prokurimet publike, të propozuar nga deputetët Aleksandar Jamalov, Antonijo MiloShoski, Bojan Stojanoski, Dragana Bojkovska, Zoranço Jovançev, Igor Zdravkovski. dhe Ljupco Prenxhov.

Në diskutimin është përfshirë deputeti Fatmir Bytyqi nga LSDM-ja, i cili theksoi se tani Byroja për prokurime publike nuk do të ketë të drejtë të kryejë kontrolle administrative mbi prokurimet publike, por, siç tha, vetëm do të bëhet kontrolli administrativ. Sipas tij, dikush nga Ministria e Financave duhej ta propozonte këtë ligj, e jo një grup deputetësh. “Bëj thirrje të mos votohet kjo propozim-zgjidhje ligjore sepse është në dëm të proceseve të prokurimeve publike në vendin tonë”, theksoi Bytyqi.

Deputeti Bojan Stojanoski nga OBRM-PDUKM theksoi se një grup deputetësh po e propozojnë këtë ligj që, siç tha, të mos jetë si më parë, përkatësisht të mos ketë vjedhje. Ai ka shpjeguar se ligji fillimisht është dorëzuar me procedurë të shkurtuar, por pasi ka pasur reagime publike është tërhequr dhe është dorëzuar me procedurë të rregullt. Jemi gati të debatojmë, siç tha, thirrni kë të doni, të debatojmë.

Me 63 voto “pro”, pa asnjë votë kundër dhe pa abstenim, Kuvendi e miratoi Ligjin për ndryshimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase dhe Propozim-ligjin e plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të mirat audiovizuele, për të cilin kishte edhe votim të dyfishtë. Për këtë ligj votuan të gjithë dhjetë deputetët e komuniteteve që nuk janë shumicë në vend.

Në kuadër të seancës, deputetët vendosën se shumica e propozim-ligjeve ishin të pranueshme dhe mund të dërgoheshin për lexim të dytë. Këto janë Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbimet e pagesave dhe sistemet e pagesave, Ligji për regjistrimin e pagesave me para në dorë, Ligji për punë devizore, Ligji për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale, Ligjit për bankat dhe Ligji për inspeksion financiar në sektorin publik.

Nënkryetari i Kuvendit Antoni Miloshoski e ndërpreu seancën dhe tha se për vazhdimin e saj deputetët do të njoftohen shtesë. Në sallën e Kuvendit pasditen e sotme ishin të pranishëm deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe Koalicionit, Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë dhe disa deputetë të tjerë.

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Lajme
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

Lajme
Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?

Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës

Lajme
Kalo në kategori