LAJMI I FUNDIT:

Një përkushtim i ri – Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër

Një përkushtim i ri – Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër

Në zemër të Zvicrës, në Cyrih, Konsullata e Republikës së Kosovës ka qenë një pikë kyçe për qytetarët kosovarë dhe një qendër e rëndësishme për diplomacinë dhe komunitetin kosovar.

Gjatë këtij viti, ky mision ka bërë përparime të mëdha në avancimin e shërbimeve konsullore, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve që ofron për qytetarët.

Një nga arritjet më të dukshme është eliminimi i nevojës për termine për kryerjen e shërbimeve konsullore, duke lejuar qytetarët të marrin shërbimet që u duhen pa pritje. Ky ndryshim ka ardhur si rezultat i punës intensive dhe përkushtimit të stafit të Konsullatës, të cilët kanë punuar pa pushim për të siguruar që kërkesat e qytetarëve të plotësohen në kohë.

Ndër sfidat më të mëdha që ka hasur Konsullata janë intensiteti i kërkesave dhe ngarkesa e qytetarëve që jetojnë në rrethin konsullor që mbulon konsullata e Cyrihut. Megjithatë, me bashkëpunimin dhe ndihmën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, këto sfida janë tejkaluar me sukses.

Cyrihu, përveç se është një nyje ekonomike dhe financiare e Zvicrës, është gjithashtu një qendër kryesore e mërgatës.

Kjo ka bërë që Konsullata të luajë një rol të rëndësishëm në ndërlidhjen mes bizneseve kosovare dhe atyre zvicerane. Gjatë vitit, janë zhvilluar takime të shumta me rrjetet e bizneseve shqiptare, duke krijuar mundësi të reja për investime dhe bashkëpunime ekonomike.

Në aspektin kulturor, Konsullata ka qenë një mbështetëse e madhe e artistëve kosovarë, duke organizuar dhe bashkëorganizuar ekspozita, festivale dhe aktivitete tjera kulturore dhe sportive. Këto aktivitete jo vetëm që promovojnë kulturën dhe identitetin kombëtar, por gjithashtu forcojnë lidhjet mes Republikës së Kosovës dhe mërgatës.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm gjatë këtij viti ka qenë përmirësimi i infrastrukturës së Konsullatës për personat me nevoja të veçanta, themelimi i kendit të librave në kuader të konsullates, promovimi i librave dhe dita e hapur per qytetarët, duke e bërë atë edhe më të aksesueshme për të gjithë qytetarët.

Në mesazhin e tij për mërgatën kosovare në Zvicër, Shefi i Misionit, z.Vigan Berisha, thekson rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit, si dhe nevojën për të ruajtur gjuhën dhe kulturën shqiptare mes brezave të rinj.

Ai gjithashtu falënderon Zvicrën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe apelon për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor.

Në përfundim, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në shërbim të qytetarëve të saj dhe në forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe mërgatës, duke kontribuar kështu në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe kulturor të vend.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ekzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës

Ekzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës

Ekonomi
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Ekonomi
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Ekonomi
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Botë
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Ekonomi

"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall

Ekonomi
Kalo në kategori