Parku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë
Në fshatin Bajgorë të komunës së Mitrovicës, rreth 50 kilometra larg Prishtinës, ndodhet parku i erës i përfunduar në vitin 2021, i cili paraqet edhe projektin më të madh të energjisë së ripërtërishme në vend.
27 turbina prodhojnë rreth 105 megavat energji elektrike, një sasi e vogël krahasuar me nevojat e vendit që prodhon më shumë se 90 për qind të energjisë nga qymyri ndërsa përpiqet të arrijë hapin me pjesën tjetër të Evropës në kalimin në më shumë burime të ripërtërishme. Autoritetet thonë se nga projekte që janë në faza të ndryshme të zhvillimit, në tërësi pritet të prodhohen rreth 520 megavat energji e ripërtërishme.
“Për krahasim në 40 vitet e fundit në Kosovë janë ndërtuar rreth 300, rreth 220 në këto dy dekadat e pasluftës. Do të thotë po flasim për një kapërcim edhe cilësor në kuptim të burimeve që do të përdoren, teknologjive inovative por edhe sasior në kuptim të sasisë së kapaciteteve të reja që po shtohen”, thotë për Zërin e Amerikës ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Në vitin 2020, Kosova krahas vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor ka nënshkruar Deklaratën për Agjendën e Gjelbër, përmes së cilës janë zotohet se deri në vitin 2050, do t’i jap fund prodhimit të energjisë nga qymyri dhe të kalojë në burime të ripërtërishme.
Një raport i Bankës Botërore vlerëson se Kosovës i duhen të paktën 10 gigavat kapacitete të reja në mënyrë që të përmbush këtë synim, ndërsa thuhet se kjo mund t’i kushtojë vendit deri në 4.5 miliardë euro.
Zonja Rizvanolli, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se kalimi në burime të energjisë së ripërtërishme shpejt dhe plotësisht është i pamundur teknikisht dhe financiarisht, por se përpjekjet janë të vazhdueshme për një të ardhme më të mirë, të sigurt dhe më të pastër.
“Po punojmë me intensitet të shtuar, natyrisht jemi realistë që kalimi në burime të pastra, të ripërtërishme nuk bëhet brenda natës andaj kapacitetet tona të thëngjillit duhet të jenë më efiçiente dhe më pak ndotëse për ambientin, ndërkohë jemi duke punuar edhe në këto dhe ky është miksi i energjisë që kemi zgjedhur në bazë edhe të përballueshmërisë së çmimit, edhe sigurisë së furnizimit por edhe sigurisht ndotjes minimale”, tha ajo.
Njohësi i kësaj fushe njëherësh ish ministër i Energjisë, Ethem Çeku, i tha Zërit të Amerikës se Kosova ka humbur pavarësinë energjetike për shkak të keqmenaxhimit ndërsa zhvillimi i këtij sektori ka ngecur.
“Tani jemi krejtësisht të varur nga zhvillimet që ndodhin në rajon. Si do të përballemi me këtë fazë, e vetmja rrugë apo një rrugë që na ka mbetur është energjia alternative, të diellit apo solare, një pjesë të erës sepse te hidro ne kemi problem meqë Kosova nuk është e pasur me ujëra”, thotë ai.
Në variantin më të mirë me shfrytëzimin e të gjitha burimeve ekzistuese, thotë zoti Çeku, Kosova mund t’i instalojë 7 mijë e 700 megavat që nuk përkthehen patjetër në prodhim.
“Kosova prapë do të jetë e varur nga blerja e energjisë me çmime të shtrenjta nga vende të ndryshme të rajoni. Prandaj ne nuk kemi alternativë tjetër, duhet ta mbështesim energjinë solare dhe të erës, duhet të mbështesim idenë e investimeve të përbashkëta me Shqipërinë në tregun e energjisë. Duhet të shohim mundësinë e zhvillimit të dy mini hidrocentealeve reverzibile nga prodhimi i energjisë solare dhe energjisë alternative qoftë atë të Ujmanit qoftë të Vermicës do të thotë që të kemi dy hidrocentrale reverzibile”, thotë ai.
Ai thotë se Kosova duhet të ndjek me vëmendje zhvillimet që ndodhin në vendet e rajonit si Bullgaria e cila aktualisht është duke ndërtuar dy reaktorë me energji nukleare.
“Janë dy rrugë, Shqipëria dhe Bullgaria për ne, për një treg të përbashkët të investimeve sepse në Bullgari kemi investime amerikane. Në qoftë se jemi në vija politike të amerikanëve atëherë ne e kemi shumë të lehtë të hyjmë në negociata me kompani amerikane dhe Bullgarinë që të kemi një degëz të furnizimit të saj”, thotë zoti Çeku.
“Ne kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm, bashkëdyzimin e tregut energjetik me Shqipërinë duke lansuar Bursën Shqiptare Kosovë – Shqipëri ALPEX që nga shkurti i vitit të kaluar dhe që është funksionale tashmë. Në plan është që ky bashkëpunim të zgjerohet edhe me Maqedoninë e Veriut dhe me Greqinë. Sa i përket investimeve të përbashkëta ne kemi pasur disa ide dhe iniciativa mirëpo ende nuk janë në fazë të zhvillimit”, thotë zonja Rizvanolli.
Çeku vlerëson se pa konsensus politik vendor e ndërkombëtar nuk mund të zhvillohet sektori i energjisë, ndërsa thekson se mungesa e zhvillimit të tij cenon edhe sigurinë shtetërore.
“Duhet të kthejmë rolin e USAID-it, Bankës Botërore, GIZ-it, zyrës së Bashkimit Evropian drejt energjisë për të ndërtuar një konsorcium të mirë që do të hartonte politika zhvillimore për sektorin e energjisë sepse Kosova do të mbetet e varur nga importet e shtrenjta deri në vitin 2050. Pra ne do të humbim mjete të konsiderueshme nga buxheti i Kosovës për blerje të energjisë elektrike”, thotë zonja Rizvanolli.
Kosova aktualisht përmbush shumicën e nevojave të saj me energji elektrike nga dy termocentrale të vjetra që punojnë me qymyr linjit dhe vlerësohen të dëmshme për mjedisin. Megjithatë nevojat e Kosovës për energji elektrike tejkalojnë kapacitetet e prodhimit, sidomos gjatë dimrit, duke bërë që vendi të përballet me probleme të shumta si importet e shtrenjta, reduktimet dhe ndotja e lartë e mjedisit./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Parku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Romanca në detin Adriatik me oferta ekskluzive për Shën Valentin nga Grand Blue Fafa
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri