Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po përballet me mbingarkesë të pacientëve, e për këtë arsye në disa dhoma po detyrohen që t’i vendosin nga dy fëmijë në një shtrat.
Për këtë situatë të krijuar në Pediatri, Telegrafi ka kontaktuar me drejtoreshën e Klinikës së Pediatrisë, Violeta Grajçevci – Uka, e cila ka deklaruar se kjo klinikë po përballet me mbingarkesë për shkak të virozave të ndryshme, ku brenda 24 orësh kryhen deri 150 vizita në emergjencën pediatrike.
“Klinika e Pediatrisë si çdo vit në periudhën e njëjtë të vitit përballet me mbingarkesë në punë për shkak të virozave të ndryshme. Gjatë punës 24 orësh në Klinikën e Pediatrisë, gjegjësisht në Emergjencën pediatrike kryhen deri në 150 vizita ndërsa në ambulanta specialistike deri 100 vizita.
Gjatë 24 orëve mund të kemi mbi 30 pranime të cilat në të shumtën e rasteve janë me probleme respiratore. Këto pranime bëhen në bazë të indikacioneve dhe gjendjes klinike të pacientëve.
Ndonjëherë edhe mbingarkohemi me pranime dhe në bazë të kapaciteteve që kemi ndonjëherë detyrohemi të pranojmë edhe nga dy pacient në një shtrat”, deklaroi ajo.
Po ashtu, Grajçevci-Uka tha se shumë shpejt bëhet një triazhim i fëmijëve që kanë nevojë për lëshim në shtëpi dhe lirohen vendet.
Po ashtu, ajo sqaroi se nuk mund të përziejnë fëmijët në reparte të tjera, prandaj ndodh që fëmijët t’i vendosin në të njëjtën dhomë.
“Poashtu ndonjëherë nuk mund të përzihen fëmijët me patologji të ndryshme në repartet tjera. Duke marr parasysh që Klinika e Pediatrisë trajton edhe raste të sëmundjeve të rënda kronike duke komprometuar imunitetin, paraqet problem nëse një fëmijë me probleme respiratore e vendosim në të njëjtën dhomë. Me një menaxhim të duhur të shefave të reparteve dhe mjekëve kjo dukuri në Klinikën re Pediatrisë mund të ndodh shumë shkurt”, ka sqaruar Violeta Grajçevci – Uka.
Tutje, ajo ka shtuar se “qëllimi ynë është që të ju ofrohet fëmijëve shërbimi i duhur dhe profesional aty ku ka nevojë”.
Ndryshe, viroza të ndryshme po qarkullojnë gjatë kësaj kohe, ku më së shumti po prekën fëmijët./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna
Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri