LAJMI I FUNDIT:

Në Bruksel mbahet takimi i parë për personat e zhdukur, familjarët skeptikë për rezultatet

Në Bruksel mbahet takimi i parë për personat e zhdukur, familjarët skeptikë për rezultatet

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se këtë javë në Bruksel do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Takimi vjen si pjesë e zbatimit të marrëveshjeve ndërmjet dy palëve, por familjarët e të zhdukurve kanë shprehur skepticizëm për ndonjë progres konkret.

Ahmet Grajçevci, përfaqësues i Këshillit të familjarëve të zhdukur, deklaroi në TV Dukagjini se nuk pret ndonjë rezultat nga ky takim. Sipas tij, çështja e personave të zhdukur është politizuar dhe nuk trajtohet si një problem humanitar.


“Ky takim nuk do të ketë risi. Ata e dinë se ku kanë përfunduar familjarët tanë, por Serbia nuk tregon për varrezat masive. Kjo çështje është dashur të përmbyllet më herët, por trysnia ndërkombëtare ka qenë neglizhente. Serbia ka të gjitha të dhënat, çdo gjë është e dokumentuar dhe e filmuar,” tha Grajçevci.

Edhe Aid Çerkini, nipi i Bajram Çerkinit, një prej personave që ka humbur anëtarë të familjes gjatë luftës, shprehu zhgënjimin e tij për mungesën e rezultateve të pritshme. Ai tha se takimi i parë do të jetë vetëm informues dhe nuk pret “vlerë më të madhe” nga ky proces.

“Shpresoj se marrëveshja e Ohrit do të zbatohet, por ky takim fillestar nuk pritet të sjellë diçka konkrete. Familjet ende shpresojnë, por duhet presion më i madh nga faktori ndërkombëtar,” u shpreh Çerkini.

Ai shtoi se gjyshi i tij, Bajram Çerkini, që ka kërkuar për vite me radhë të dashurit e humbur, është në gjendje të rëndë shëndetësore. “Shpresoj që një ditë të flejmë të qetë dhe të kemi se ku të vendosim lule pranë varrit të më të dashurve tanë,” tha Çerkini.

Procesi për zbardhjen e fatit të mbi 1,600 personave të zhdukur gjatë luftës mbetet një ndër çështjet më të ndjeshme në dialogun Kosovë-Serbi. Familjet e viktimave vazhdojnë të kërkojnë drejtësi dhe transparencë, ndërsa trysnia ndërkombëtare mbi të dyja palët konsiderohet vendimtare për përparimin e këtij procesi.

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Siguri
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Politikë
Kryeprokurorja belge: Raporte 'tronditëse' u zbuluan në përgjimet e SKY ECC për grupet kriminale shqiptare

Kryeprokurorja belge: Raporte 'tronditëse' u zbuluan në përgjimet e SKY ECC për grupet kriminale shqiptare

Lajme
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Lajme
Pacolli reagon ndaj deklaratave të Kurtit në Pejë: Të ndalet gjuha e urrejtjes si mjet politik për t’iu ikur dështimeve reale

Pacolli reagon ndaj deklaratave të Kurtit në Pejë: Të ndalet gjuha e urrejtjes si mjet politik për t’iu ikur dështimeve reale

Lajme
Kalo në kategori