LAJMI I FUNDIT:

​KQZ akrediton grupin e parë të vëzhguesve të katër subjekteve politike

​KQZ akrediton grupin e parë të vëzhguesve të katër subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur sot, akreditoi grupin e parë të vëzhguesve të subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në grupin e parë bëjnë pjesë 95 vëzhgues nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), 1 mijë e 725 nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), 234 nga Koalicioni Vakat dhe 220 vëzhgues nga Demokratska Stranka.

Këta vëzhgues, nuk janë kandidat për post zgjedhorë në Kosovë siç e kërkon ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe janë votues në listën përfundimtare të vëzhguesve.


Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Partive Politike, Besnik Buzhala tha se afati i fundit për aplikim për vëzhgues të subjekteve politike të certifikuara përfundon me 15 janar 2025.

“Për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që mbahen me 9 shkurt 2025, afati i fundit për aplikim për vëzhgues të subjekteve politike të certifikuara, përfundon me 15 janar 2025. PDK, nga data 30 dhjetor 2024, deri me datën 12 janar 2025 ka përfunduar aplikimin për 95 vëzhgues, të cilët nuk janë kandidat për post zgjedhorë në Kosovë, siç e kërkon ligji për zgjedhjet e përgjithshme, dhe të gjithë vëzhguesit janë votues në listën përfundimtare të vëzhguesve… LDK, në grupin e parë përfshin një mijë e 725 vëzhgues. Nga radhët e subjektit politik të certifikuar Koalicioni Vakat, në numrin prej 234 vëzhgues. Nova Demokratska Stranka në kuadër të grupit të parë, ka përfshirë 220 vëzhgues”, tha Buzhala.

Ndërkohë, KQZ-ja ka bërë të ditura edhe afatet për aplikim për akreditimin e vëzhguesve.

Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore dhe qeveritare-ndërqeveritare, do të përfundojë më 25 janar 2025. Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare do të përfundojë më 4 shkurt 2025. Ndërsa, afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të përfaqësive të vendeve të huaja dhe të organizatave ndërkombëtare, do të përfundojë më 25 janar 2025, të cilët mund të aplikojnë në platformën online të KQZ-së, https://apliko.kqz-ks.org.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"OCTOPUS": Festat Ortodokse në Kosovë – mjet për krijimin e tensioneve ndëretnike nga Serbia dhe Rusia

Lajme
“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP

“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Kalo në kategori