LAJMI I FUNDIT:

KQZ hap platformën online për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e 9 shkurtit

KQZ hap platformën online për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve për Zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, është në vazhdim.

Për të lehtësuar procesin e aplikimit, KQZ ka funksionalizuar platformën online të aplikimit, në të cilën mund të qaseni përmes lidhjes: https://apliko.kqz-ks.org.

Si bëhet aplikimi?


Procesi i aplikimit ka dy hapa kryesorë:

Plotësimi i aplikimit: Përfaqësuesi i autorizuar i organizatave joqeveritare, organizatave qeveritare, ndërqeveritare, organizatave ndërkombëtare të specializuara në zgjedhje dhe të drejtat e njeriut, mediave, ose përfaqësuesi i shteteve të huaja, duhet të plotësojë të dhënat që kërkohen në platformën online të KQZ-së.

Miratimi i aplikimit: Pas aplikimit, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) do të shqyrtojë aplikimin dhe do të miratojë ose refuzojë. Pas miratimit, ZRCKFSP do të dërgojë kredencialet përkatëse për t’u qasur në platformë dhe për të plotësuar informacionin për personat që kërkojnë akreditimin.

Afatet për aplikim

KQZ ka përcaktuar afate të ndryshme për dorëzimin e kërkesave për akreditimin e vëzhguesve, si në vijim:

-Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike të certifikuara do të përfundojë më 15 janar 2025;

-Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore do të përfundojë më 25 janar 2025;

-Afati për dorëzimin e kërkesave për akreditimin e vëzhguesve të organizatave qeveritare – ndërqeveritare do të përfundojë më 25 janar 2025;

-Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare do të përfundojë më 4 shkurt 2025;

-Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të përfaqësive të vendeve të huaja do të përfundojë më 25 janar 2025;

-Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të organizatave ndërkombëtare do të përfundojë më 25 janar 2025.

Vetëm vëzhguesit që janë akredituar nga KQZ do të kenë mundësinë të vëzhgojnë Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, që do të zhvillohen më 9 shkurt 2025, si dhe aktivitetet e tjera që do të zhvillohen në 38 Qendrat Komunale të Numërimit dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Për më shumë informacion dhe sqarime, të  interesuarit mund të kontaktojnë Zyrën e KQZ-së përmes e-mailit zyra.kqz@kqz-ks.org ose nëpërmjet telefonit +383 38 200 81 010, nga ora 08:00 deri në 16:00. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Polici i lagjes” funksionalizohet edhe në veriun e Kosovës

“Polici i lagjes” funksionalizohet edhe në veriun e Kosovës

Siguri
Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e dytë të janarit

Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e dytë të janarit

Lajme
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Lajme
Aleksandar Arsenijeviq, arrestohet dhe më pas lirohet - i shqiptohet tiketë për moszbatim të urdhrit policor

Aleksandar Arsenijeviq, arrestohet dhe më pas lirohet - i shqiptohet tiketë për moszbatim të urdhrit policor

Kronika e Zezë
U vetëdorëzua në polici së bashku me të vëllain: Si e organizonte trafikun e drogës Kreshnik Farruku

U vetëdorëzua në polici së bashku me të vëllain: Si e organizonte trafikun e drogës Kreshnik Farruku

Lajme
Osmani uron rizgjedhjen e Zoran Milanoviqit, President të Kroacisë

Osmani uron rizgjedhjen e Zoran Milanoviqit, President të Kroacisë

Lajme
Kalo në kategori