Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka komentuar situatën e shqiptarëve serbë në Kosovë dhe mundësinë e një zgjidhjeje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilën ai është optimist.
“Mendoj se është e mundur,” tha O’Brein, kur u pyet nëse serbët në Kosovë mund të jetojnë si qytetarë evropianë nën qeverisjen e Albin Kurtit.
Ai theksoi se shumë shtete evropiane janë përballur me probleme të ngjashme në të kaluarën, duke përmendur lidhjet historike dhe kulturore të grupeve të ndryshme etnike nëpër Evropë.
Sipas tij, përpjekjet e Miroslav Lajçak dhe ekipit të tij në përmirësimin e dialogut mes palëve kanë sjellë një vizion të mundshëm për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për serbët në Kosovë.
O’Brein në një intervistë për median serbe “Kurir” , gjithashtu theksoi rëndësinë e një zgjidhjeje për Kosovën, e cila, sipas tij, rrezikon të izolohet nga procesi i integrimit evropian.
Ai bëri të qartë se për të arritur këtë zgjidhje, të dyja palët duhet të investojnë më shumë dhe të krijojnë kushte për një bashkëpunim afatgjatë, shkruan Telegrafi.
“Konkluzioni mes Kosovës dhe Serbisë është se ekziston një mënyrë normale evropiane për zgjidhjen e këtyre çështjeve. Vitet e fundit, liderët duhej të binin dakord për çdo hap të vogël, falë të cilit çdo hap kishte një rëndësi të madhe politike. Sot, me Bashkimin Evropian më aktiv në rajon, të dyja vendet e kuptojnë se mund të bëjnë disa gjëra për të lehtësuar zgjidhjen e problemit në Kosovë. Ata duhet ta bëjnë këtë për hir të integrimit të tyre evropian dhe jo si pjesë e ndonjë negociate speciale”, tha O’Brein.
Ndihmës Sekretari amerikan përmendi gjithashtu qështjen e tensioneve në veri të Kosovës, ku u shpreh se autorët e dhunës duhet të mbajnë përgjegjësi.
“Kjo duhet të krijojë një hapësirë në të cilën do të dëgjohet zëri i serbëve në Kosovë, veçanërisht në veri. Në këtë kontekst, presidenti më inkurajoi duke thënë se autorët e dhunës në veri të Kosovës do të mbajnë përgjegjësi. Ne gjithashtu bashkëpunojmë me autoritetet në Prishtinë që edhe ato të sigurojnë përgjegjësi dhe sundim të ligjit. Pra, ne jemi duke punuar në të dyja anët, por sa i përket Serbisë, kjo do t’u mundësojë serbëve në Kosovë që të kenë zërin e tyre, duke e ditur në të njëjtën kohë se kanë mbështetjen e të tjerëve, në mënyrë që edhe ata të pyesin se si duan të jetojnë.”, u shpreh ai.
Përsa i përket marrëdhënieve dypalëshe mes SHBA dhe Serbisë, O’Brien tha se aspekti i parë është i lidhur me Kosovën.
“Sa u përket marrëdhënieve Amerikë- Serbi, kemi dy aspekte. Njëri është i lidhur me Kosovën. Ne duam që serbët, si komunitet në Kosovë, e veçanërisht në Veri, të kenë zërin e tyre. Jo të flasim në një mënyrë apo tjetër ashtu siç u thotë një qytet apo një qytet tjetër”, u shpreh O’Brein.
Ai theksoi rëndësinë e forcimit të dialogut strategjik, i cili ka mbështetje nga administrata demokratike dhe republikane në SHBA.
“Për sa i përket marrëdhënieve dypalëshe, ajo që njoftuam me ardhjen e ndihmës sekretarit të shtetit Richard Verma është se do të kemi një dialog strategjik me qeverinë serbe. Ne mendojmë se është e rëndësishme ta shpallim këtë tani, në fund të administratës së Bidenit, sepse ne donim të tregonim se si administrata demokratike dhe republikane mbështesin një marrëdhënie të fortë dypalëshe. Ne nuk duam të duket se njëra apo tjetra palë po merr përgjegjësi, sepse në Amerikë të dyja palët besojnë se një marrëdhënie e fortë është e rëndësishme si për vendin tonë ashtu edhe për Serbinë. E ardhmja është e ndritshme dhe ne duhet të punojmë për problemet që ekzistojnë”, tha O’Brein. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali
Fushata zgjedhore e koalicionit AAK-Nisma dhe të tjerët nis me kritika të ashpëra ndaj Kurtit
"Më kanë bërë dhunues grash, drogaxhi, hajdut” - Rama, qytetarëve: Mbylljani derën në zgjedhje këtij llumi e këtyre shpifësve
Qytetari ia bën një pyetje Enver Hoxhajt para fillimit të tubimit në Prishtinë, kjo është përgjigja e tij
Kamionit të bllokuar në terminal i këputet litari i metaltë, arrestohet shoferi i kamionit
Ambasadori gjerman flet për dialogun: Zgjidhjet politike, çelësi për një siguri të qëndrueshme në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali