LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Publike asnjëherë nuk ka dhënë mendim pozitiv për lirimin me kusht të Mijallkovit

Prokuroria Publike asnjëherë nuk ka dhënë mendim pozitiv për lirimin me kusht të Mijallkovit

Lidhur me lirinë me kusht të ish drejtorit të Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit (DSK), Sasho Mijallkov, Prokuroria Publike përmes një kumtese sqaron se asnjëherë nuk ka dhënë mendim pozitiv dhe nuk është pajtuar me lirim me kusht të Mijallkovit.

“Për shkak të interesimit të publikut lidhur me lirimin me kusht të personit të dënuar Sasho Mijallkov dhe të drejtës së tij që ta lëshojë vendin, Prokuroria Publike sqaron se asnjëherë nuk ka dhënë mendim pozitiv dhe nuk është pajtuar me lirim me kusht të të dënuarit”, bëjnë të ditur në kumtesë.

Thonë se prokurori kompetent publik gjatë vendosjes së shkallës së parë për lirim me kusht të Mijallkovit ka dhënë mendim negativ, ndërsa pas vendimit të marrë me të cilën i ishte miratuar lirimi, prokurori ka bërë edhe ankesë e cila ishte hedhur poshtë si e palejuar.


“Prokurori kompetent publik gjatë vendimit të shkallës së parë për liri me kusht të personit të dënuar Sasho Mijllakov ka dhënë mendim negativ. Pas marrjes së vendimit me të cilën i ishte miratuar lirimi, prokurori ka bërë edhe ankesë, megjithatë ajo ishte hedhur poshtë si e palejuar, sepse në ndërkohë, me ndryshime të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve të publikuara në Gazetën Zyrtare më 2 prill të vitit 2024, nga neni 254 është fshirë dispozita e cila parashikonte detyrimin që vendimi për lirim me kusht të dorëzohet te prokurori publik, ndërsa me nenin 256 në praktikë në tërësi ishte hequr mundësia që prokurori publik të ankohet për vendimin për lirimin me kusht. Kjo nënkupton se nga ato ndryshime, prokurori publik as nuk është njoftuar as ka mundësi të ankohet për lirimin me kusht”, qëndron në kumtesë.

Theksojnë se mbikëqyrjen ndaj Mijallkovit e cakton vetëm Gjykata, sepse në maj të vitit 2024 ai kishte marrë vendim përfundimtar për lirim me kusht, në të cilin prokurori publik nuk ka mundur aspak të ketë ndikim, as ndaj mbikëqyrjes së mbrojtur ndaj të liruarit me kusht Mijallkov.

“Kur bëhet fjalë për lëndën ‘Thesari’, prokurori kompetent publik edhe aty asnjëherë nuk ka dhënë mendim pozitiv për kthimin e pasaportës. Përkundrazi, më 31.05.2024 prokurori ka dhënë mendim negativ për kthimin e pasaportës të të akuzuarit, ndërsa pastaj më 19.06.2024 ka bërë edhe ankesë për vendimin e Këshillit Penal me të cilin ishte hequr ajo masë e kujdesit. Mendim pozitiv në atë lëndë është dhënë vetëm lidhur me heqjen e garancisë edhe atë pas aktvendimit të marrë për lirim nga Gjykata e Apelit”, bëhet e ditur në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë

Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë

Lajme
Barduani tregon arsyen e refuzimit të kërkesës për dislokimin e FSK-së në veri

Barduani tregon arsyen e refuzimit të kërkesës për dislokimin e FSK-së në veri

Siguri
Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc

Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc

Siguri
LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

Politikë
PDK hapë fushatën, Krasniqi dhe Hamza: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë

PDK hapë fushatën, Krasniqi dhe Hamza: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë

Politikë
Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës

Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës

Politikë
Kalo në kategori