LAJMI I FUNDIT:

Tri operacione policore në Prishtinë, arrestohen tre persona për vepra të ndryshme penale

Tri operacione policore në Prishtinë, arrestohen tre persona për vepra të ndryshme penale

Policia e rajonit të Prishtinës realizoi tri operacione të befasishme në tri lokacione të ndara, me ç ‘rast rezultoi kapja e tre personave të kërkuar me urdhër-arreste aktive për vepra të rënda penale.

Operacioni i parë u zhvillua rreth orës 11:00, në rrugën “Rexhep Luci“ në  Prishtinë, me ç’ rast njësitet policore pasi lokalizuan të dyshuarin i cili ishte i dënuar me shtatë muaj burg efektiv për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“ reaguan me shpejtësi duke arrestuar të njëjtin.

Operacioni i dytë  u ndërmor  rreth orës 14:00, në rrugën “Xheladin Hana“ në  Prishtinë, ku pas marrjes së informacioneve në rrugë operative, zyrtarët policor arritën të lokalizojnë dhe të kapin të dyshuarën e dënuar me tetë vite burgim efektiv për veprat penale “Shpërlarja e parave” si dhe “Financimi i terrorizmit”.


Operacioni i tretë zuri vend rreth orës 15:00, në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, me ç’ rast, pasi lokalizuan vendndodhjen, oficerët policor kapën në befasi të dyshuarin i cili ishte i dënuar me 3 vite burg efektiv për veprën penale “Mashtrimi“.

PK thekson se të gjithë të arrestuarit, në përputhje me vendimet e gjykatës, u transferuan në qendrat përkatëse për vuajtjen e dënimit.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë të ndërmarrë veprime të shpejta ndaj atyre që tentojnë t’u shmangen pasojave ligjore, si dhe mbetet thellë e përkushtuar për ruajtjen e rendit dhe ligjit si dhe sigurisë publike”, thuhet në fund./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Lajme
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
Kalo në kategori